Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD në dilemë për bashkëpunimin me LSI, Arben Ristani: Demokratët duhet ta kenë pushtetin vetëm

Postuar: 13/03/2018 - 07:53

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar ditën e djeshme situatën aktuale brenda selisë blu, raportet mes partive të opozitës dhe drogën e sekuestruar dy javë më parë në Maminas. Gjatë një prononcimi për mediat, Ristani deklaroi se PD është fokusuar në demokratizmin brenda partisë dhe forcimin e saj. Sipas tij, ndryshimet në statut që pritet të bëhen gjatë punimeve të Kuvendit, bëhen për të forcuar PD dhe për të bërë strukturën më aktive. “PD doli në një humbje dhe shkaqet ndikim i drogës dhe krimit. Jemi në kushtet kur edhe mandatet e të zgjedhurve tanë vijnë drejt përfundimit dhe ka dalë nevoja për disa ndryshime ne statut që struktura të bëhet më aktive dhe t’i përgjigjet qytetarëve.

Po përpunojmë ndryshimet dhe po marrim opinion edhe nga ata që janë kundër. Unë kam pasur takim me Patozin, Imamin dhe ne duam që të bashkëpunojmë të gjithë që ta sjellim PD në pushtet sepse kjo është e mirë për popullin”, deklaroi ai. Ndërkohë, i pyetur për marrëdhënien e Partisë Demokratike me partitë e tjera, specifikisht me Lëvizjen Socialsite për Integrim, Ristani u shpreh se për momentin PD-së i duhet të forcojë pushtetin e saj. Madje, ai theksoi se demokratët duhet të korrin një fitore spektakolare në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që të qeverisë e vetme dhe pa parti të tjera. “Ne duhet të forcojmë Partinë Demokratike dhe të kemi pushtetin vetëm, por nëse gjatë rrugës do na duhet të bëjmë koalicion, do ta bëjmë. Ka edhe momente dallgësh. Në protestë kishim dakordësi. Asgjë nuk di të ketë ndodhur mes dy kryetarëve, por secila nga palët bën llogaritë e veta poltike, pastaj do shikohen gjërat qartë kur të jemi në prag të zgjedhjeve, por deri tani nuk di të ketë ndonjë vendimmarrje”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, Ristani ka komentuar edhe kapjen sasisë rekord të kokainës në Durrës, ndërsa u shpreh se Rama është koka e drogës dhe krimit. “Unë nuk e di kush është peshku i madh, por unë di që çdo gjë të çon tek qeveria Rama. Qeveria është e lidhur me krimin dhe drogën. Rama është koka e krimit dhe drogës. Jemi në një situatë shqetësuese dhe Ramës i duhet të mbrojë Tahirin”, nënvizoi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:33

Ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri është një nga çështjet më të komentuara në vendin tonë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:32

Drejtuesi i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e Ora News, e konsideroi si katas

Postuar: 23/06/2018 - 21:23

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit “Smile Albania”.

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 21:10

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 19:54

Prej disa muajsh artistët po protestojnë kundër shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar

Postuar: 23/06/2018 - 19:51

Analisti Ilir Kulla ka argumentuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se ve