BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Politike

PD ndez motorët e fushatës për 25 prillin, zbardhet udhëzimi i Bashës për strukturat, takime derë më derë për votat

PD ndez motorët e fushatës për 25 prillin, zbardhet udhëzimi

Pas Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe disa partive të tjera të kampit opozitar edhe Partia Demokratike ka ndezur jozyrtarisht “motorët” për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu, kreu i PD, Lulzim Basha, duket se ka përveshur mëngët për sfidën e madhe të 25 prillit dhe ka filluar më shpërndarjen e udhëzimeve për “zemrën” e Partisë Demokratike. Në çdo bazë, ai ka shpërndarë se si duket të sillen demokratët gjatë takimeve me qytetarët dhe në fokus kryesor do të jetë identifikimi i votuesve. “Udhëzim për takimet derë më derë (Canvassing) Ne do të trokasim në shtëpitë e votuesve në dy faza: 1-Herën e parë është prezantimi i Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës tek votuesi dhe shumë e rëndësishme është të mblidhen problemet e votuesit. (15 JANAR – 5 MARS); 2-Hera e dytë është prezantimi i zgjidhjeve të Partisë Demokratike për problemet e tyre. (6 MARS – 20 PRILL). Konkretisht, detyrat e grupeve që do të bëjnë fushatën derë më derë: Faza e parë (realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar {Zyrtari përgjegjës}, pjesë e strukturës së partisë apo i caktuar nga struktura e Partisë): Për të identifikuar votuesit; Për t’u bërë atyre disa pyetje; Për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre; Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera; Për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës”, thuhet në udhëzim. Më tej për të qenë të gjithë uniform, në udhëzim janë përcaktuar fjalët, sjellja dhe gjestikulacioni që duhet të kenë përfaqësuesit e kandidatit për kryeministër të Shqipërisë. Madje, në udhëzimin e siguruar nga gazeta është përcaktuar se si duhet të jetë toni i zërit, i butë dhe i qetë, si dhe faktin se nuk duhet të ndahet buzëqeshja. Ndërkohë mes të tjerash sqarohet se në rast se qytetarët bëjnë pyetje të vështira, përfaqësuesit demokratë nuk duhet të gënjejnë dhe në rast se nuk e dinë, të informohen dhe më pas të përcjellin të dhënat e sakta.

Më të lexuarat