BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidnetin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

PD në sulm ndaj SPAK: Hetuesi i komunizmit varrosi “Dosjen 184”, Arben Kraja në linjën e Donika Prelës

PD në sulm ndaj SPAK: Hetuesi i komunizmit varrosi “Dosjen

“Dosja 184” ka thelluar debatet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Me zhvendosje e dosjes sërish në Dibër, PD ka shtuar dozën e akuzave ku këtë herë ka sulmuar personalisht kreun e SPAK Arben Kraja. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se bëhet fjalë për një vendim politik, pasi sipas tij, nuk u lejua që të hetohej nga SPAK, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër. Sekretari i PD e ka cilësuar Krajën si një hetues të komunizmit, akuzë kjo që është artikular që me emërimin e tij në krye të SPAK.

“Vendimi i hetuesit të komunizmit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë. Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë”, ka deklaruar Bardhi ditën e djeshme.

Më tej, sekretari i përgjithshëm i PD ka thënë se Kraja ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor me vendimin që mori për ta ridërguar në Dibër dosjen duke e agravuar edhe më tej ping-pongun që po i bëhet kësaj dosjeje. “Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”, tha ai.