Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD ngatërron ish-kryeministrat?! Zbulohen përfitimet e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti nga CEZ dhe DIA

PD ngatërron ish-kryeministrat?! Zbulohen përfitimet e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti nga CEZ dhe DIA

Postuar: 09/09/2015 - 19:13

Mesa duket zhurma e bërë nga Partia Demokratike për aferën e bërë në CEZ, rezulton për një tjetër ish-kryeministër dhe jo për Ilir Metën.
 
Të paktën kështu tregojnë disa dokumenta të siguruara nga portali newsbomb.al, te cilat flasin se kush kanë qenë aktorët gjatë kësaj marrëveshje. Shumë i lakuar është emri i ish-kryeministrit Vilson Ahmeti.
 
Mbetet i paqartë qëllimi i kreut të PD-së Lulzim Basha për të hapur dosjen dhe për të akuzuar Metën kur ish-kryeministri si dhe ish-fuksionarë e PD të qeverisë "Berisha" kanë qenë të përfshirë në këtë skandal.
 
Dokumenatat tregojnë përfshirjen e Ahmetit në aferën e CEZ. Sipas saj, kompania AIC ku është pronar Vilson Ahmeti ka përfituar nga DIA rreth 170 milionë lekë për punime të pakryera për llogari të CEZ.
 
Është një dokument i hartuar nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës, ndaj firmës DIA (DEbt International Advisory),  i cili flet qartë për shumat e dhëna të parave, për punime të pakryera. Kompania AIC ku është  pronar edhe ish-kryeminisrtri Vilson Ahmeti ka përfituar nga DIA plot 16.916.667 lekë (pra thuajse 170 milionë lekë) dhe sipas dokumentit dhe provave për punime të pakryera për llogari të CEZ. 
 
 
"Për punët e kryera nga kjo shoqëri inxhinierit të degës nuk iu vendosën dokumentacionin në dispoziocion  që vërtetonte kryerjen e këtyre punimeve. Fatura e lëshuar nga kompania Nereida sh.p.k ka përshkrimin "Mbështetje dhe asistencë logjistike për arkëtim të detyrimeve" nuk ka asnjë dokument shoqërues që të vërtetojnë kryerjen e këtyre shërbimeve" shkruhet në raportin e Tatimeve.
 
Pra, lekët për kompaninë e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti janë  dhënë,  por nuk është kryer asnjë punë.
 
Dëshmitë e tjera në Arbitrazh
 
Skema e bashkëpunimit Kastriot Ismailaj-Petrit Ahmeti-Vilson Ahmeti ka qenë shumë e qartë për të marrë ç'të mundin për llogaritë e tyre.
 
Petrit Ahmeti që luante rolin e këshilltarit të ERE, ishte garancia e DIA në raport me CEZ. Dokumentat dhe deponimet në arbitrazh, nga dy persona E.M dhe S. H, tregojnë se kanë qenë  vetë Petrit Ahmeti që ka përgatitur dhe dokumentat për Pragën, në mënyrë që DIA të merrte borxhet e pambledhura për llogari të CEZ.
 
"Kastriot Ismailaj, që në mars-prill 2011 më ka shprehur që çdo gje e kam rregulluar në Pragë dhe besoj se në vjeshtë do fillojmë kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ. Më tregoi një dokument prezantimi për DIA, të cilën e kishte prezantuar në Pragë. Ky dokument kishte në faqen  e parë kompaninë austriake "Passut&Partners" si autore të studimit... Kur e pyeta Ismailajn për emrin e kompanisë austriake ai më tha se emri është austriak, por prezantimin e kanë bërë dy persona që ishin shtetasit S. H dhe Petrit Ahmeti si persona që njohin mirë sistemin energjik në Shqipëri. Di që sipas këtij prezantimi u firmos kontrata e shërbimit në 1 shtator 2010", thotë E.M në deponimin e tij për aferën e CEZ-DIA.
 
Në pyetje është marrë edhe shtetasi S.H, i cili ka bërë prezantimin e Petrit Ahmetit në emër të kompanisë austriake vetëm për të përfituar kontratën e mbledhjes së borxheve.
 
"Këtë dokument unë  e kam përgatitur së bashku me shtetasin Petrit Ahmeti, të cilin e ka thirrur për këtë punë, vetë Kastrioti. Eksperienca e e Petritit ishte e madhe sepse ai kishte punuar për një kohë të gjatë në sistemin energjitik. Dokumenti është përgatitur për një kohë prej rreth dy javësh dhe i është dorëzuar Kastriotit, pasi do të shkonte në Pragë te CEZ   në funksion të marrjes së nje pune. Gjatë verës së vitit 2010  Kastrioti më ka kërkuar që ta shoqëroja dhe së bashku me një mikun tonë të përbashkët S.B kemi shkuar në Pragë ne Çeki", deponon S. H.
 
Vilson Ahmeti mohon
 
Ndërkohë, ish-kryeministri Vilson Ahmeti ka reaguar pas publikimit në media të lajmit se ai është i përfshirë në marrëveshjen e arritur mes CEZ dhe DIA.
 
Ahmeti nënvizon se nuk ka pasur  asnjë pushtet apo suport politik në vitin 2009 dhe për këtë arsye nuk mund të ndikonte në marrëveshjen mes dy kompanive.
 
Po ashtu, ish-kryeministri ka mohuar edhe mundësinë e njohjes me ish-drejtorin e CEZ, Hejcek. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 00:00

 Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ndërsa komentoi situatën aktuale politike në vend dhe jo vetëm, u ndal edhe tek goditja e bandës së Shij

Postuar: 12/11/2018 - 23:58

Teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër është mjaft i frekuentuar nga të gjithë qytetarë

Postuar: 12/11/2018 - 23:53

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në “360 Gradë”

Postuar: 12/11/2018 - 23:49

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ka k

Postuar: 12/11/2018 - 23:28

Vitore Tusha, përzgjedhja e Presidentit Ilir Meta për të marrë postin e kryetarit të KLSH-së, nuk

Postuar: 12/11/2018 - 22:44

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u pyet se kur do të organizojë Partia Demokratike protestën e

Postuar: 12/11/2018 - 22:39

Eurodeputja Eleni Theocharous është shpallur ‘Non Grata’, nga shteti shqiptar, për sh