BREAKING NEWS

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin e rëndë: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në
x

Politike

PD nis skanimin e tenderave të qeverisë, Alibeaj: Qytetarët nuk kanë bukë, po abuzohet me prokurimet për rezerva ushqimore

PD nis skanimin e tenderave të qeverisë, Alibeaj: Qytetarët nuk

Ndonëse situata ku ndodhet vendi kërkon që të gjithë të bëhen bashkë për të mirën e qytetarëve, duket se nuk po ndodh realisht ashtu. Opozita ka vendosur të bëjë politikë me koronavirusin dhe ditë e fundit është fokusuar te tenderat e qeverisë.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeja ka denoncuar një tender të Ministrisë së Mbrojtjes, për rezervat ushqimore. Sipas tij, është shpallur fitues një kompani pa garë. “Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës, ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro. Pas 24 orësh nga shpallja e tenderit, kemi një fitues pa garë dhe oferta e vetme, nga 35.099 kompani në Shqipëri, fiton kompania filial nga Maqedonia “Eurovia” shpk. Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit”, tha ai.

Alibeaj i ka drejtuar dhe disa pyetje kryeministrit dhe ministres së Mbrojtjes: Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve? Sa muaj apo vite eksperiencë ka? Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?

Më tej ish-deputeti demokrat ka akuzuar qeverinë se ka lënë pa ndihma ushqimore shumë familje. "Të dashur shqiptarë, nga data 12 Mars 2020, Partia Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë që të sigurojë ushqime dhe ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në këtë situatë të rënduar. Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të Opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës. Qeveria bën propagandë me Rezervat e Shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime. Gënjen! Të dashur shqiptarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ju! Nuk e kanë mendjen te ju!”, tha ai më tej.

Më të lexuarat