BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

PD nuk heq dorë nga çështja “Becchetti”, padi në Gjykatën Kushtetuese për bllokimin e komisionit hetimor

PD nuk heq dorë nga çështja “Becchetti”, padi

Partia Demokratike duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund hetimit të çështjes “Becchetti”. Pak kohë më parë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francessco Becchetti. Për këtë arsye PD kërkoi ngritjen e komisionit hetimor, me qëllim zbardhjen e kësaj çështje. Mirëpo Partia Socialiste nuk e aprovoi ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”, pasi sipas saj, kjo dëmton interesat e Shqipërisë. Javën që shkoi Kuvendi ka rrëzuar ngritjen e komisionit hetimor për “Becchetti'” me 46 vota pro dhe 77 kundër.

PD padi në Kushtetuese për çështjen “Becchetti”

Por Partia Demokratike as që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga çështja “Becchetti”. Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha doli në një konference për shtyp para gazetarëve, ndërsa mes të tjerash paralajmëroi se Partia Demokratike do t’i drejtohet me një padi Gjykatës Kushtetuese për bllokimin e komisionit hetimor “Becchetti” nga ana e mazhorancës socialiste. Sipas Bashës, kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. “Krahas iniciativave tona siç janë reforma territoriale, reforma zgjedhore, komisionet hetimore, përfshirë komisionin hetimor Becchetti, për të cilin do të depozitohet shumë shpejt padia, apo më mirë të themi ankesa në Gjykatën Kushtetuese, janë pjesë e betejës tonë parlamentare, që do të vazhdojë krah për krah me betejën tonë qytetare, duke inkurajuar, nxitur të gjitha format e reagimit qytetar ndaj këtyre problemeve, ndaj problemeve të mëdha, siç janë ato që pamë ditën e parë të universiteteve me studentët, ndaj problemeve të çmimeve, ndaj çdo problemi tjetër. Sepse këto janë prioritetet e shqiptarëve dhe për ne s’mund të ketë asnjë prioritet tjetër më të rëndësishëm se prioritetet e tyre”, deklaroi ai.

Çështja “Becchetti”, Basha: Nuk do e kalojmë në heshtje

Më herët në një deklaratë për mediat, jashtë selisë blu, kreu i PD, Lulzim Basha siguroi se Partia Demokratike nuk do e kalojë në heshtje çështjen “Becchetti”. Sipas Bashës, kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. “Ata që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës, por duhet të çojnë para drejtësisë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin. Kushtetuta është e qartë për komisionet hetimore. Të fshehësh dosjen “Becchetti” nuk është në interes të Shqipërisë, por në interes të atyre që janë të përfshirë. Shqiptarëve do u merren para për të paguar faturën e tyre. Nuk e kalojmë në heshtje mosaprovimin e komisionit hetimor. Është e vetmja mënyrë për të vënë para drejtësisë”, nënvizoi Basha. Ndërkohë pak kohë më parë Partia Demokratike paditi në SPAK Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, teksa ngjarja lidhet me humbjen e gjyqit ndaj biznesmenit italian Francessco Becchetti. Sipas PD, çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Becchettin për interesin personal të Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve.