BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD nuk i “ndahet” Dakos, ja kërkesa e radhës për Prokurorinë

PD nuk i “ndahet” Dakos, ja kërkesa e radhës për

“Drejtësia duhet të veprojë vetëm me një standard ndaj Vangjush Dakos – me standardin e prangave dhe ndëshkimin e krimit elektoral”.Kështu ka deklaruar nga selia blu deputeti demokrat në kërkesën e radhës drejtuar Prokurorisë për arrestimin pa vone te kreut te bashkise se Durresit, Vangjush Dako.

Sipas tij, “Pa burgosjen e Vangjush Dakos dhe vangjushëve të tjerë që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës, nuk mund të ketë asnjë premisë për proces normal politik në vend”.
 
Deklatrata e plote 
BARDH SPAHIA, DEPUTET PD, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË SHËNDETËSISË
 
Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër.
 
Vangjush Dako nuk duhet të qëndrojë më as edhe një orë në krye të Bashkisë së Durrësit. Vendi i tij është vetëm qelia e burgut.
 
Vangjush Dako është vula e zgjedhjeve të marra peng nga paratë e drogës dhe krimit dhe për këtë krim elektoral ligji parashikon vetëm burgun.
 
Drejtësia duhet të veprojë vetëm me një standart ndaj Vangjush Dakos – me standartin e prangave dhe ndëshkimin e krimit elektoral.
 
Dosja 339 është gjurma e pastër e krimit elektoral që është kryer në masë në zgjedhjet e vitit 2017. Autor I këtij krimi është kryebashkiaku, Vangjush Dako që, bashkë me bandën e Avdylajve dhe kriminelë të tjerë, morën peng vullnetin real të zgjedhësve në Shijak dhe Durrës.
 
1. Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylaj, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore,
 
2. Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj,
 
3. Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, janë disa nga faktet e ajsbergut të provave sesi u asgjesuan zgjedhjet, pra vullneti i lirë i shqiptarëve në votime.
 
Pa burgosjen e Vangjush Dakos dhe vangjushëve të tjerë që blenë votat për pushtetin e Edi Ramës, nuk mund të ketë asnjë premisë për proces normal politik në vend.

Më të lexuarat