BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Politike

PD nxjerr prapaskenat e rënda: Ju tregojmë se çfarë fshihet pas shembjes së 'Godinës 15' në Tiranë (FOTO)

PD nxjerr prapaskenat e rënda: Ju tregojmë se çfarë

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Abi Malltezi thotë se shembja e Godinës 15 në Qytetin Studenti nuk ka lidhje me sigurinë ndërtesës

Sipas tij kjo po bëhet për qëllime korruptive.

“Prishja e nderteses 15 tek Qyteti Studenti bash me 8 Dhjetor eshte simbol i urrejtes se komunisteve ndaj demokracise dhe nuk ka lidhje me sigurine e nderteses. Para nje jave e vizituam ndertesen me konstruktore dhe konstratuam 3 probleme: (1) kapuci i siperm i nderteses duhej shembur pasi ishte semtuar keq, (2) kish nevoje urgjente per hidro dhe termoizolim dhe (3) nje mur i pasme kish marre demtime dhe duhej perforcuar. Te gjitha keto i pame me banoret pasi vizituam shume dhoma gjithashtu dhe keto probleme mund te realizoheshin relativisht lehte dhe shpejt. POR pardje i hoqen banoret me nje batalion policesh (qe nuk i kishin per te ndihmuar viktimat e termetit) dhe sot prishen ndertesen pa bere perballje me oponence teknike. Ketu bie ere vjedhje dhe hapje sheshesh per gradacela se aty ben milionat dhe asnje lidhje me merakun per banoret. Nese do kishe merak per banoret do e filloje duke cuar ne burg deputetet e PS qysh nga Sadriu”, shkruan Malltezi.