Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD: Personalitetet e shquara të vendit, pengesë në ambicien e pafre të Ramës

PD: Personalitetet e shquara të vendit, pengesë në ambicien e pafre të Ramës

Postuar: 27/10/2013 - 12:00

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e zyrës së shtypit në PD, Silvi Bardhi ka akuzuar kryeministrin Rama shkarkimin e Nevila Nikes nga Arkiva Qendrore e Shtetit, duke theksuar se më këtë vendim ai kryeministri i ka  zbritur standardet kulturore në nivelin 0.

"Me ndryshimet në arkivën qëndrore të shtetit, Kryeministri Edi Rama ka arshivuar një herë e mirë standartet kulturore, propagandën e tij për meritokracinë, dhe premtimet e tij për cilësi në qeverisje. Askush nuk pret më që Kryeministri Rama të tregojë respekt për personalitetet si Nevila Nika, një historiane e njohur, ekspertja më e mirë e arkivave të vendit, zotëruese e 5 gjuhëve të huaja, dhe një punëtore e palodhur në këtë institucion prej më shumë se 35 vitesh.

Edi Rama i fshin me një të rënë të lapsit të tilla kontribute. Por me emërimin që ka bërë, askush nuk pret më që Kryeministri të tregojë respekt për pasurinë shpirtërore të vendit, për dosjen e madhe të letrave shqipe, për margaritarin e arkivave të shtetit. Kryeministri i ka zbritur standardet cilësore në nivelin 0, dhe ka treguar se nuk gëzon asnjë lloj ndjeshmërie ndaj institucioneve të veçanta si arkiva e shtetit.

Me mënyrën e shkarkimit, duke i dërguar dorazi zonjës Nika fermanin e zi, përmes zëvendësuesit të saj, zoti Rama ka konfirmuar dhe një herë largësinë e tij të madhe me etikën dhe respektin ndaj dinjitetit human. Kryeministri po manifeston çdo ditë babëzinë barbare në kontrollin e çdo institucioni dhe është e qartë se personalitetet e shquara të vendit i bëhen atij pengesë në këtë ambicie të pafre. Personalitete si Nevila Nika apo Zhani Ciko, i zënë rrugën projektit të kryeministrit për të sunduar kudo. Mediokriteti është i vetmi aleat që ai mund të ketë në rrugën e tij", u shpreh Bardhi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/01/2018 - 18:13

Një emigrant shqiptar në Belgjikë denoncoi përmes rrjetit social “Facebook” se ambasada shqiptare në Bruksel nuk vendosi lule në përmendoren e Gjergj Kastriot Skënderbeut në këtë vend.

Postuar: 19/01/2018 - 17:53

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për parrullat antishqiptare në Manastir.

Postuar: 19/01/2018 - 17:01

Kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video në kuadër të përgatitjejeve të opozitës për protestën e 27 janarit që do të mbahet në Tiranë.

Postuar: 19/01/2018 - 15:19

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka mbërritur në Korçë, ku pritet të nisë edhe takim 3 ditorë me homologun e tij shqiptar Dimir Bushati.

Postuar: 19/01/2018 - 15:10

Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të Bashkim Finos se opozita po bën presion në Gjykatë për regjistrimin e 12 shoqatave që do të votojnë në zgjedhjet e 7 Shkurtit për k

Postuar: 19/01/2018 - 14:57

Gjatë ditës së sotme është mbledhur edhe nënkomisioni për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ e KLP.

Postuar: 19/01/2018 - 14:33

Ministria Drejtësisë njofton se situata e krijuar në burgun e Lezhës është normalizuar.