BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD, PS dhe LSI sfidojnë SHBA, nuk ka konsensus për të mbyllur reformën zgjedhore brenda 31 majit, opozita nuk heq dorë nga kushtet

PD, PS dhe LSI sfidojnë SHBA, nuk ka konsensus për të mbyllur

Nuk ka dakordësi për të mbyllur reformën zgjedhor brenda 31 maji. Dje PD, PS dhe LSI negociuan gjatë gjithë ditës, por në fund nuk pati asnjë produkt final. Edhe pse 31 maji ishte afati i fundit për të mbyllur reformën, palët nuk lëvizën nga kushtet duke bërë që të dështojë dhe presioni amerikan. Ditën e djeshme ka hyrë në mes SHBA, pasi një përfaqësues i saj negocioi me palët për rreth 2 orë. Ai mori në takim Bylykbashin dhe Gjknurin për ti bindur që secila palë të bëjë lëshime dhe sot shqiptarët të kishin premisa për një reformë zgjedhore. Por edhe një herë palët treguan se nuk e duan reformën zgjedhore. Pas takimit të gjithë fajësuan njëri-tjetrin. PD bëri fajtore PS, edhe se partia kryesor e opozitës nuk hoqi dorë nga asnjë prej kushteve të saj, sidomos nga kushti i qeverisë teknike. "Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarëve dhe për një proces që krijon besim për të gjithë aktorët politik. Jemi të gatshëm të gjemë konsensus dhe presim nga PS që të jetë gati për konsensus. Të gjithë përpjekjet e qeverisë, e PS që të mbajë privilegjet të mos heqë dorë nga kontrolli i KQZ, vula në Gjykatën, tregojnë rëndësinë e propozimi ynë ka. Ne kemi diskutuar, falenderoj kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në përpjepje për të gjetur kompromis, PS nuk hoqën dorë nga privilegjet mbi procesin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje me kompromis. Le t'i japim kohë PS pse nuk mund të jetë Kolegji Zgjedhor për të përmbyllur tabelën e rezultateve, se pse KQZ nuk mund të jetë ai institucion i turpshëm, jemi para një model të ri, por nuk mund të jetë ai pronë e PS. Komisionet e PS nuk mund të jenë si të pavarur, dhe kjo lidhet bashkë edhe me garantimin 100% biometrik. Kur të kemi kompromis mbi këto çështje, ne mund të punojmë për Reformën. Biometrika është e lidhur me administratën, por këto janë të lidhur edhe që nuk mund të jenë nën kontrollin e KQZ apo të gjykatave. Këto shtylla të rëndësishme janë të lidhura", tha Bylykbashi.

Reagon Gjiknuri

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri është shprehur se qeveria ka pranuar shumë kërkesa të opozitës, por shkak për mosarritjen e një marrëveshje janë bërë kërkesat e minutave të fundit të opozitës. Sipas tij, para mbledhjes ka pasur një draft drejt mbylljes, por se opozita është tërhequr nga kërkesat e saj, duke hedhur në tryezë propozime të tjera. "Të gjithë çështjet që kanë pasur problematikë dhe jemi munduar të adresojmë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës, kemi gati një produkt të përfunduar me rekomandimet e OSBE/ ODIRH dhe të opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja, nuk e humb qetësinë. Nesër do të informoj Kuvendin. Dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura për të mbyllur edhe ato pak gjëra. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze, që quheshin parakushte të opozitës. Nuk më pëlqen diplomacia e megafonit, edhe kushtet e domosdoshme të tyre do i marrim parasysh që të adresohen rekomandimet e ODIHR. Miqtë ndërkombëtarë kanë inkurajuar dialogun. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri”, tha ai. Sa i takon kërkesës së opozitës për identifikimin biometrik, Gjiknuri tha se nëse është i mundur të realizohet 100 për qind mzhoranca është dakord, ndërsa paralajmëroi se Parlamenti i ka votat për miratimin e reformës.

Reagon Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë me dije se partitë politike nuk arritën në një marrëveshje, pasi kanë në fokus interesat personale dhe të kryetarëve të partive dhe jo interesin e shqiptarëve. Ajo tha se me përfaqësuesin Amerikan u takuan me Bylykbashin, Gjiknurin dhe të, por jo me Vasilin, duke thënë se "ai erdhi dhe bëri një xhiro". "Dhe këtë radhë partitë politike dështuan se interesat e tyre janë kaq të ngushta dhe vetjake, janë për t'iu shërbyer partive të tyre dhe nuk duan t'ia dinë për shqiptarëve. Pse vjen SHBA këtu, vetëm se duan interesin e shqiptarëve dhe këta sot edhe njëherë ia mbyllën derën. I thanë që nuk janë gati për të bërë marrëveshje, vunë një datë, por në momentin e fundit u tërhoqën. Koha do t'i tregojë të gjitha. Kjo Reformë Zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve dhe nuk e ka, edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk duan t'ia dinë”, tha ajo.

Më të lexuarat