BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Politike

PD-PS gjejnë konsensusin për vakancat në KLGJ dhe KLP, përplasen ashpër për prishjen e banesave për “5 Majin”

PD-PS gjejnë konsensusin për vakancat në KLGJ dhe KLP,

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për emrat që do të shkojnë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gazeta “SOT”, dy ditë më parë nxori listën e emrave që janë kualifikuar ndërkohë që emrat kanë marrë mbështetjen e opozitës. 

Deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se opozita është dakord. Raporti i sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit kishte kualifikuar katër emra për katër pozicione vakante në dy qeveritë e drejtësisë. Sipas dokumentit, kandidatët Mirela Bogdani, Ilir Rusi dhe Yllka Rupa kishin plotësuar kushtet për të qenë në garë për KLP. Dy emrat e fundit përsëriten edhe në listën e KLGJ-së së bashku me Orjona Muçollarin që plotëson treshen e dërguar për miratim. 

Mes kandidatëve që aplikuan kishte nga ata që kishin marrë edhe më shumë pikë se kjo katërshe që shkoi për votim, por një pjesë e madhe nuk plotësonin kushtin e vjetërsisë 15-vjeçare.

“Sekretari i Përgjithshëm përjashton kandidatët, të cilët, sipas vlerësimit të tij, nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ky ligj”, thuhej në raportin e Kuvendit.

Përplasjet për shembjet tek “5 Maji”

Nga ana tjetër pati edhe një seancë dëgjimore me banorët e “5 Majit”, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë, Gledis Nano dhe Avokatin e Popullit lidhur me shembjen e banesave të tyre. I thërritur në komisionin parlamentar të ligjeve Veliaj refuzoi pjesëmarrjen për interpelancë me argumentin se ishte i zënë me angazhime të tjera dhe kjo ka sjellë shumë reagime nga ana e opozitës. Ndërkohë deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryebashkiakun se duhet të ishte i pranishëm në komision pasi qytetarët po flenë në rrënoja. Sipas tij, Veliaj duhet të përballej me njerëzit dhe të gjente zgjidhje për ata që ishin në hall. “Ç’është ky që nuk begeniska as njerëzit, po as Kuvendin, të japë sqarime nëse është me ligjin, i themi ne, je me ligjin, ia themi dhe ne, shkresa të tilla ka lëshuar pa fund. Duhet të përballet me njerëzit, duhet të sqarojë, janë në hall, janë pa shtëpi dhe nuk ua ka shkaktuar tërmeti, por kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Shteti duhet të japë sqarimet e vetat”, tha Alibeaj. Edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se seanca duhej shtyrë derisa Veliaj të paraqitet pasi bëhet fjalë për mbijetesën e banorëve për të cilët ai ka përgjegjësi. Sipas saj, banorët nuk kanë marrë bonus strehimi dhe as marrëveshje të qartë. “E shtyjmë deri sa të jetë kryetari i Bashkisë, është çështje mbijetese e banorëve, në mes të dimrit janë nxjerrë jashtë, nuk i është dhënë asnjë mundësi strehimi, janë prishur banesa dhe akoma nuk kanë marrë bonusin e strehimit, marrëveshjet janë copa letrash ku askush nuk kupton çfarë merr dhe çfarë jep”, tha Çupi. Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit Klotilda Bushka tha se kryebashkiaku i Tiranës nuk e ka si detyrim të jetë i pranishëm pasi e ka nisur një shkresë. “Kërkuat dëgjesë, por morët të gjithë kohën për të folur vetë. A duhet të paraqitet këtu kryetari i bashkisë apo mund ta dërgojë me shkrim këtë e di ligji. Nuk e ka detyrim sepse nuk do të jetë i pranishëm. Ka sjellë shkresën. Çështjet e qytetarëve na shqetësojnë të gjithëve. Do t’i dëgjojmë të gjithë. Ju kam kërkuar nëse keni pyetje paraqitini, por nuk keni paraqitur pyetje”, tha ajo.

Më të lexuarat