BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që ndaloi dhunimin e Gert Shehut

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që
x
BREAKING NEWS

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj. Ja arsyeja e fortë

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime të forta: Gerti Shehu mund të jetë i rekrutuar nga shërbime inteligjence

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i policisë

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh detaje të forta dhe zbulon lëvizjet e fundit të prokurorisë

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e Berishës për agresorin

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e
x
BREAKING NEWS

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër autoritetet: Hetimi për sulmin ndaj Berishës duhet të niste më shpejt, policia duhet të...

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dyshohet se...

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i
x

Politike

PD-PS të hapur për ndryshime në sistemin e zgjedhjeve vendore, Komisioni për Reformën Zgjedhore miraton programin

PD-PS të hapur për ndryshime në sistemin e zgjedhjeve vendore,

Komisioni për Reformën Zgjedhore miratoi dje kalendarin e punës, duke parashikuar diskutime për ndryshime ligjore që mund të prekin aspekte të rëndësishme të sistemin zgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm. Po ashtu, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri tha se komisioni është i hapur të diskutojë edhe për ndryshime që mund të prekin Kushtetutën, nëse do të ketë konsensus politik nga palët. “Jemi të hapur të diskutojmë për çdo gjë që lidhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, por edhe për të tjera për të cilat ne palët biem dakord me konsensus, që prekin elementë të sistemit, pa prekur Kushtetutën, pasi nuk është në tagrin tonë,” tha ai. Gjiknuri shtoi se diskutimet për Kushtetutën do të bëhen nëse ka dakordësi politike dhe t’i rekomandohet më tej Kuvendit ngritja e një komisioni të posaçëm për ndryshime kushtetuese. Ndërkohë edhe bashkëkryetari nga opozita, Enkelejd Alibeaj, foli për nevojën për ndryshime në sistemin zgjedhor për zgjedhjet lokale. “Është e udhës nëse në komisionin e reformës territoriale do të ketë ndryshime që prekin sistemin, jemi të detyruar të bëjmë ndryshime në sistem. Por edhe nëse kjo nuk ndodh ne duhet të diskutojmë sistemin zgjedhor sa i përket zgjedhjeve vendore”, deklaroi Alibeaj. Ndërsa përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, kërkoi që komisioni të mos e lidhte punën e tij me punën e një komisioni tjetër paralel. “Ky nuk është komision i reformës së ligjit vetëm për pushtetin lokal,” tha ai, duke kërkuar që puna të fokusohet në objektin e punës dhe të diskutohet reforma zgjedhore në tërësi.

Më të lexuarat