Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD: Rama uli me 12 mijë numrin e studentëve

PD: Rama uli me 12 mijë numrin e studentëve

Postuar: 05/08/2014 - 10:13

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet koordinatorit Ervin Salianji, menjëherë pas prezantimit të raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në institucionet e Arsimit të Lartë. Salianji deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ulur me 12 mijë numrin e studentëve. Ai akuzon kryeministrin Rama për mosmbajtje të premtimeve të fushatës elektorale për arsimin. 
 
“Propagandë e re, zakone të vjetra. Ja çfarë bëri Kryeministri sot, me prezantimin për arsimin e lartë, duke mallkuar çfarë ka ndodhur, dhe duke mos pasur asnjë ide për të ardhmen. Por më e keqja, me Edi Ramën 12 000 të rinj më pak do të pranohen këtë vit në Universitetet Publike, për shkak të vendimit të qeverisë”, deklaroi Salianji.
 
Sipas tij, qeveria nuk po përmban asnjë prej premtimeve të saj elektorale, para zgjedhjeve të 23 Qershorit, nuk po përmirëson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon më shumë studente, nuk po e çon buxhetin për arsimin në 5%, nuk po rrit financimin për ekselencën, dhe nuk po bën as edhe një investim të vetëm në infrastrukturën mësimore. Salianji theksoi se pas vitit të parë të qeverisjes, arsimi është ulur në udhëkryq. Koordinatori i Partisë Demokratike i ka cilësuar deklaratat e kreut të qeverisë si demagogji, shfaqje propagandistike, të cilat në realitet tha Salianji përbëjnë zhbërje dhe kthim mbrapa në kohë.
 
“Qeveria ndryshe nga premtimet, nuk po përmirëson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon më shumë studente, nuk po e çon buxhetin për arsimin në 5%, nuk po rrit financimin për ekselencën, dhe nuk po bën as edhe një investim të vetëm në infrastrukturën mësimore. Pas 1 viti, arsimi është në udhëkryq. Kemi vetëm demagogji, shfaqje propagandistike, dhe në realitet zhbërje dhe kthim mbrapa”, deklaroi Salianji.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par