BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD reagon ndaj Ramës: Kontributi i tij i vetëm është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve

PD reagon ndaj Ramës: Kontributi i tij i vetëm është

Ditën e djeshme Partia Demokratike ka reaguar sa i përket takimit të kryeministrit Edi Rama me krerët e bashkive mbi menaxhimin e mbetjeve. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetin e tij zyrtar Twitter, u shpreh se i vetmi kontribut i kryeministrit në këto 8 vite për pastrimin e mbetjeve është ndërtimi i inceneratorëve. Ai u shpreh se me këtë veprim, kreu i qeverisë vetëm ka vjedhur shqiptarët. Sipas tij, pa u pastruar politika nuk mund të pastrohet territori teksa ka bërë sërish thirrje për vetingun në politikë. “I vetmi kontribut tetëvjeçar i Ramës për pastrimin e mbetjeve, është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve. Pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori, vetingu në politikë”, shkroi Bardhi. Kujtojmë se në fillim të këtij muaji Partia Demokratike dorëzoi pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor, për verifikimin e ligjshmërisë së të gjitha hapave që janë marrë për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Kërkesa u dorëzua nga nënkryetarja Jorida Tabaku e shoqëruar nga deputetët Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe Dhurata Çupi. “Qeveria në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës ka dhënë një projekt korruptiv, një kompanie pa asnjë lidhje me fushën e menaxhimit të mbetjeve. Ka dhënë për 10 vite në njërin qytet, për 30 vite në qytetin e Tiranës projektin e inceneratorëve, duke shkelur të gjitha ligjet dhe rregullat, duke shkelur ligjin e konkurrencës nga njëra anë, por nga ana tjetër, duke vendosur të gjithë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm. Me 17 vendime brenda ditës është dhënë inceneratori i Elbasanit, ku ka pasur një shkelje të jashtëzakonshme të të gjithë procedurave. Për të mos mjaftuar kjo, tarifat e pastrimit janë rritur, në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe do të vazhdojnë me qytete të tjera”, është shprehur PD.

Më të lexuarat