BREAKING NEWS

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x
BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x
BREAKING NEWS

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë (EMRI)

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Politike

PD reagon për ndryshimet në Kodin Penal: Politikanët e përfshirë në krime zgjedhore të dënohen njësoj si kriminelët

PD reagon për ndryshimet në Kodin Penal: Politikanët e

Marrash Logu, këshilltar ligjor i PD ka folur për nismën e demokratëve për ndryshimet në Kodin Penal për të gjithë ata që kryejnë krime zgjedhore.

Logu tha se të gjithë politikanët që përfshihen në blerje vote të dënohen 22 vite burg pasi kanë cenuar jetën e shqiptarëve duke sjellë në Kuvend ligjvënës të botës së krimit. Gjithashtu Marrash Logu tha se me ligjin aktual ata që kryejnë manipulimin e zgjedhjeve marrin dënime qesharake nga gjykata duke “shpëtuar” me vetëm disa muaj burg.

“Politikanët që do të premtojnë vota në ndihmë të lekëve apo punëve do të dënohet 15 vite burg, kurse ministrat apo kryebashkiakët në rast se përfshihen në krime zgjedhore të dënohen 22 vite burg. Persona që u përfshin në krime zgjedhore në dosjen e Dibrës apo të Durrësit janë dënuar me dënime nga 1-3 vite burg, këto dënime për shkak të hapësirave kthehen në dënime qesharake vetëm në disa muaj. Ne nuk do të lejojmë që këta që sjellin në parlament njerëz kriminelë dhe vetë të dënohen minimalisht.

Ligjet kanë nevojë të përmirësohem , ndryshime në kodin zgjedhor dhe kodin penal. Ka problematika edhe në zbatimin e ligjit dhe kërkohet një kuadër i posaçëm penal për ti bërë ekfetive këto ligje. Komisioni hetimor i zgjedhjeve të 25 prillit ka pasur 158 kallzime3 penale përballë [prokurorisë, prej të cilat janë shqyrtuar 72 çështje prej tyre.

Ne nuk duam që këto kallëzime penale, një pjesë e madhe është depozituar nga PD nuk duam që të bëhet njësoj si dosja e Durrësit apo Dibrës. Ju keni Ulsi Manjën që ishin pjesë e veprimtarisë të paligjshme në Dibër po sot është bërë ministër Drejtësie. Nuk duam që këta persona që kryejnë krime zgjedhore të dënohen në mënyrë qesharake. Partia social demokratike nuk përfaqëson asgjë, përveç krimit të organizuar dhe korrupsioni, nuk përfaqëson asnjë tjetër. DASH konstatoi që korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Nuk ka të hetur për krimet zgjedhore – Ne nuk mund të mbyllim sytë për kallëzimet që qëndrojnë në prokurori apo SPAK për krimet zgjedhore. Ka pasur raste që janë kallëzuar në media apo nga PD ata duhet të ishin përballë drejtësisë për të dhënë llogari, do të adresohen edhe këto çështje në momentin e duhur. Dënimet duhet të ashpërsohen dhe të përballen me pasojat e rënda , njësoj sikur të prekë jetën e shqiptarëve. Politika duhet të pastrohet nga krimi i organizuar. Qeveria nuk mund të jetë e kapur nga njerëz të korruptuar dhe të paaftë”, përfundoi Marrash Logu.

Më të lexuarat