Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD ‘rrëzon’ Metën për 13 tetorin: Nuk jemi gati për zgjedhje të parakohshme! (Zbardhet ultimatumi i Bashës)

Postuar: 12/07/2019 - 20:33

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur sot në mesditë, kryetari i Demokratëve Lulzim Basha, u ka thënë të vetëve se forca e tyre politike nuk është gati të hyjë në zgjedhje të parakohshme.

Burime të sigurta të Politiko.al bëjnë me dije se kryetari Basha në komunikimin me ‘kupolën’ politike të partisë ka shprehur, për herë të parë, një shqetësim që është artikuluar në qarqet kundërshtare të opozitës, por është marrë si diversion, ai se forca kryesore anti-qeveritare nuk është gati për një garë zgjedhore, pavarësisht shqetësimeve, të ligjshme nëse ke parasysh përgjimet e BILD se në Shqipëri nuk ka garë të ndershme.

Basha ka theksuar se edhe nëse Rama ofron zgjedhjet më 13 tetor, partia nuk është gati. Në fakt, kryetari Demokrat nuk e ka pranuar edhe publikisht 13 tetorin si datë të zgjedhjeve, dekretuar nga presidenti i Republikës pas zhdekretimit të 30 qershorit. Pritshmëritë janë që kjo datë ‘të dakordohet” si salvaxhente për krizën duke fshirë edhe 13 qershorin, edhe konfliktin me Metën (nëse ai nuk shkarkohet, por edhe duke i zgjatur opozitës një mënyrë për t’u rifutur në sistem).

Nëse PD është gati, gjë që nuk duket kështu nëse gjykon nga shqetësimi i Bashës në mbledhjen me dyer të mbyllura me kryesinë e Partisë Demokratike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 15:00

Nëpërmjet një analize të detajuar në rrjetet sociale avokat Spartak Ngjela flet për prapaskenat që fshihen pas JO-së së Francës për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 21/10/2019 - 14:53

Deputeti grek i partisë Syriza, Stelios Kouloglou, ka komentuar qëndrimin e pathyeshëm të Francës

Postuar: 21/10/2019 - 14:41

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj op

Postuar: 21/10/2019 - 14:19

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur menjëherë akuzave të Lulzim Bashës ndaj qeverisë shqipt

Postuar: 21/10/2019 - 14:08

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, e ka cilësuar mosh-hapjen e negociatave një ngjarje të

Postuar: 21/10/2019 - 13:59

Deputetja, Rudina Hajdari, shkruan në mediat sociale se i ka kërkuar informacion Gent Cakajt, në

Postuar: 21/10/2019 - 12:58

Lideri demokrat, Lulzim Basha do të mbledhë sot në selinë blu aleatët e tij.