Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD takim me maturantët: Nikolla të japë dorëheqjen, qeveria të rikthejë sistemin e pikëzimit

PD takim me maturantët: Nikolla të japë dorëheqjen, qeveria të rikthejë sistemin e pikëzimit

Postuar: 11/09/2016 - 08:23

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me maturantët, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë të drejtën për të studiuar në universitet. Gjatë takimit me maturantët, Grida Duma dhe Ervin Salianji, dy përfaqësuesit e demokratëve kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe i kërkuan qeverisë të anulojë raundin e parë dhe të rikthejë sistemin e pikëzimit. “Ne kërkojmë që ministrja Nikolla të japë dorëheqjen për paaftësi, që kryeministri dhe qeveria të marrin përsipër kostot e këtij kaosi që kanë shkaktuar dhe të anulojnë raundin e parë dhe të rikthejnë tek ju sistemin e qartë të pikëzimit”, deklaroi Ervin Salianji.
 
Ndërsa Grida Duma është shprehur se Partia Demokratike do t’i mbështesë të rinjtë deri në fund të kësaj beteje. Ajo tha se maturantëve u është bërë një padrejtësi e madhe nga qeveria, pasi nuk është normale që të kesh mesatare të lartë dhe të mos marrësh asnjë degë. Duma shprehu shqetësimin se të rinjtë po e nisin jetën me një padrejtësi të madhe dhe më pas do ta kenë të vështirë për të bërë hapa përpara, për shkak të demoralizimit. “Të marrësh 9.7 në gjimnaz dhe të ulësh kokën të mos marrësh asnjë degë është një padrejtësi e madhe. Dhe ta fillosh jetën me këtë padrejtësi kaq të madhe është mjaft e vështirë më pas për të bërë përpara”, u shpreh Duma.
 
Ndërsa maturantët, të zhgënjyer, thanë se nuk janë njoftuar në kohë lidhur me procedurat. Ata u shprehën se duhet të ishin lajmëruar që para tre viteve se si do të funksiononte procesi i pranimit në universitet. “Të na kishin thënë që para 3 vitesh se si do funksiononte, zgjidhja do të ishte që të na thoshin ‘zgjidhni lëndët e lehta që të merrni nota të mira’ dhe ne sot do të ishim në fakultet. Por në fakt është krejt e kundërta. Prandaj le ta heqin këtë reformë ose të bëjnë ndryshime. Ata e dinë që ne duam shkollën”, tha një maturante. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu dhe 9 protestuesve të tjerë.

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që s

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At