Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD tenton të kapë Avokatin e Popullit, kërkohet ndryshimi i komisionerëve të propozuar nga Totozani, Helsinki nxjerr blof Ballancën dhe SHQUP

Postuar: 15/11/2017 - 08:18

Partia Demokratike ka nisur tentativën për të kapur totalisht institucionin e Avokatit të Popullit. Dhe për të shkuar pikërisht drejt këtij institucioni, PD duket se po përdor Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, teksa përmes kësaj të fundit demokratët kanë nisur lëvizjet për të kapur komisionerët. Pak para largimit, ish-drejtuesi i këtij institucioni, Igli Totozani ka përzgjedhur një sërë kandidaturash që do të përzgjidhen për komisionerë, por Ballanca nuk e ka kapërdirë dot këtë veprim të paraardhësit të saj. Madje, përmes dy shkresave të njëpasnjëshme drejtuar deputetëve, në tetor dhe nëntor të këtij viti, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca kërkon rihapjen e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për komisionerë të këtij institucioni, me argumentin se lista është firmosur nga Igli Totozani më 22 maj, ditë në të cilën Ballanca është zgjedhur nga Kuvendi në këtë post. Mirëpo kandidaturat e përcjella në maj të këtij viti nga Igli Totozani, ish-Avokati i Popullit kanë rikthyer debatin mes opozitës dhe mazhorancës. Ka qenë deputeti i PD, Eduard Halimi, ai i cili dje në Komisionin e Ligjeve debatoi me kryetarin Ulsi Manja, për garën për zgjedhjen e komisionarëve, ndërsa kërkoi të anulohet procedura dhe të hapet nga e para gara. “Ne vlerësojmë se kjo listë dhe kjo përzgjedhje e kandidatëve është bërë në kundërshtim flagrant me ligjin. AP ka kërkuar që të anulohet i gjithë procesi, të rihapet gara në respekt të ligjit pasi rezulton se ligji është shkelur me të dyja këmbët. Ne nuk do të marrim pjesë në seancën e dëgjesës së këtyre kandidatëve”, tha ai. Ndërsa kryetari Ulsi Manja u përgjigj se avokati i mëparshëm ishte në detyrë kur hapi garën për 5 komisionerë dhe sipas tij, Kuvendi si institucion kushtetues nuk ka tagrin ta kthejë procesin mbrapsht. Dhe për të mbështetur këtë qëndrim, Manja dha 2 argumente. “Është e vërtetë që avokati i ri i popullit është zgjedhur dhe votuar në kuvend në datë 22.5.2017, por betimin e ka bërë dhe detyrën e ka marrë zyrtarisht më 17 qershor 2017. Sipas ligjit, avokati në detyrë vazhdon punën deri në bërjen e betimit nga avokati i ri. Dhe e dyta, ne kemi të drejtë të bëjmë seancën dëgjimore dhe vetëm në qoftë se nuk mbështet asnjërën nga kandidaturat, mund ta rikthejë procedurën nga e para në Avokatin e Popullit”, tha ai.

Shoqëria civile nxjerr blof Ballancën dhe SHQUP

Mirëpo ky debat i fortë sa i takon kandidaturave të përzgjedhura për komisionerë, duket se është i stisur nga PD dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Sipas burimeve tona të sigurta, ish-Avokati i Popullit, Igli Totozani nuk ka pasur shumë ndikim gjatë kohës së përzgjedhjes së emrave. Sipas ligjit, çdo titullar institucioni ushtron kompetencat e tij deri në ditën që largohet nga zyra. Rasti më flagrant është ai i Sali Berishës. Në vitin 2013, ish-kryeministri edhe pse i humbi zgjedhjet, hapi me dhjetëra tendera e nënshkroi marrëveshje pak ditë se t’i dorëzonte detyrën Ramës. Sa i takon komisionerëve, burime të gazetës thanë se procesi që ka ndjekur Totozani ka qenë sipas ligjit. Madje ai nuk ka pasur fare ndikim, pasi në atë kohë është ngritur një komision me përfaqësues të shoqërisë civile që janë marrë me shqyrtimin e kandidaturave. Pjesë e këtij komisioni ka qenë dhe Komiteti i Helsinkit. Gazeta kontaktoi me përfaqësues të këtij komiteti dhe ata deklaruan se procedurat e ndjekura ishin korrekte. “Pavarësisht se Igli Totozani ishte në ikje nga detyra, ai kishte gjithë atributin dhe tagrin ligjor për të ngritur këtë proces deri në ardhjen e avokatit të ri”, u shpreh Komiteti i Helsinkit për gazetën. Pra përmes këtyre pohimeve, pretendimet e Erinda Ballancës dhe PD, se Igli Totozani kishte shkelur ligjin, rrëzohen dhe del në dritë plani se po tentohet që të kapet institucioni i Avokatit të Popullit. 

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 30

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 18:44

Pas qëndrimit të Kryeministrisë e cila nuk ishte dakort me vendimin që kishte marrë Bashkia e Hasit, e cila i akordoi titullin ‘Qytetar Nderi’ Gafur Mazrekut, i cili plagosi në 1997 Azem Hajdarin, vjen rea

Postuar: 18/06/2018 - 18:01

Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës ka krijuar trafik, çka ka sjellë reagime të shumta si nga

Postuar: 18/06/2018 - 17:44

Në kuadër të programit “100 fshatrat”, Kryeministri Rama zhvilloi një takim ditën e s

Postuar: 18/06/2018 - 17:29

Një përgjigje negative nga Brukseli këtë fund qershori për negociatat e Shqipërisë me BE-në, për

Postuar: 18/06/2018 - 17:17

Kryeministri Edi Rama vijon replikat me qytetarët në Facebook për taksat dhe problemet që i shqet

Postuar: 18/06/2018 - 17:03

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has, që shpalli qytetar nderi Gafurr Mazrekun, ka reaguar krye

Postuar: 18/06/2018 - 16:24

Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli “Qytetar nderi”, Gafur Mazrekun, ish deputetin që