BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Politike

PD ultimatum Ruçit dhe mazhorancës të votojnë sa më shpejt draftin për reformën zgjedhore, reagojnë ashpër socialistët

PD ultimatum Ruçit dhe mazhorancës të votojnë sa më

Partia Demokratike i ka dërguar dje një ultimatum kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Partisë Socialiste që të votojnë sa më shpejt draftin për reformën zgjedhore të arritur në marrëveshjen e mazhorancës dhe opozitës joparlamnetare mbrëmjen e 5 qershorit në rezidencën e ambasadores së SHBA në Tiranë. Ky draft i dakordësuar tanimë është dorëzuar në Kuvend, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një statusi në rrjetet sociale i kërkoi kryeparlamentarit Ruçi të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës. “Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës. Në këtë mënyrë, 3 vite nga fillimi i punës për reformën zgjedhore dhe 1 muaj nga dakordësia e 5 Qershorit, Shqipëria ka shansin të tregojë se integrimi europian është vërtet prioritet kombëtar dhe se institucionet janë të përkushtuara për të ushtruar përgjegjësitë e tyre, pa vonesa, në këtë proces jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaroi ai. Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi theksoi se miratimi sa më shpejt i draftit për reformën zgjedhore, do të ishte sipas tij, hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. “Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për zbatimin e identifikimit biometrik”, nënvizoi Bardhi.

Reagojnë ashpër socialistët

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i socialistëve, të cilët iu përgjigjën ashpër demokratit Gazment Bardhi. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili nga foltorja e Kuvendit, theksoi se Bardhi nuk mund t’u bëjë presion deputetëve, pasi sipas tij Kuvendi nuk merr urdhra, por vepron në bazë të rregullave. Madje, deputeti socialist shkoi deri atje kur vuri në dukje faktin se mazhoranca i qëndron dhe do të zbatojë me korrektësi marrëveshjen e arritur me opozitën joparlamentare mbrëmjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. “Ka një histeri ndaj opozitës parlamentare nga opozita e jashtme që ju tradhtuat parimet e Lulit dhe të Monikës. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare meqë kishte dalë një zotëri Gazment apo Gazmir Bardhi që jepte urdhër që Kuvendi i Shqipërisë dhe zoti Ruçi të fusin në rend të ditës votimin e Kodit Zgjedhor. Ky zotëria duhet të dijë që Kuvendi ka rregulla. Një draft që depozitohet, dy javë ndjek procedurën parlamentare. Padyshim që Kuvendi do ta shqyrtojë sipas të gjitha normave parlamentare. PS e ka thënë se jemi seriozë kur bie fjala për të respektuar marrëveshjen, sikurse jemi seriozë edhe për nevojën për ta diskutuar sëbashku me opozitën parlamentare jo vetëm çështjen që lidhet me Kodin Zgjedhor e ku dakordësia politike është vendosur, por edhe për çështjen që lidhet me ndryshimet e propozuar prej jush në Kushtetutë që kanë të bëjnë me disa elementë të rëndësishëm të sistemit zgjedhor edhe pse sistemi nuk ndryshon”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.