BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD vijon me të njëjtin skenar, Basha bllokon foltoren e Parlamentit, ja debatet në sallë mes demokratëve dhe socialistëve

PD vijon me të njëjtin skenar, Basha bllokon foltoren e Parlamentit,

Partia Demokratike ka vijuar ditën e djeshme me të njëjtin skenar, sa i takon pjesëmarrjes në Parlament, duke bllokuar punimet e Kuvendit. Ashtu si në seancat e javëve të fundit, sërish protagonist ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka uzurpuar foltoren e Kuvendit për rreth 90 minuta, duke mos lejuar asnjë deputetë që të flasë. Basha iu drejtua dje foltores së Kuvend me pak vonesë, për shkak se demokratët ishin në mbledhje grupi, teksa mori fjalën për procedurë. Por me të marrë fjalën, shefi i selisë blu hodhi një lumë akuzash ndaj mazhorancës qeverisëse, sidomos për çështjen e negociatave dhe reformës në drejtësi. Madje, Basha gjatë fjalës së tij nuk ngurroi që të intimidonte edhe deputetët të caktuar të mazhorancës socialiste. Mirëpo, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Bashës, duke i thënë se koha mbaroi. Megjithatë, kreu opozitës nuk ka dashur të lirojë foltoren, duke vijuar të flasë edhe pse nuk dëgjohej, pasi i ishte mbyllur fonia. I ndodhur përpara kësaj situate, Ruçi vendosi që ndërpresë seancën për 10 minuta, ndërsa ka nxjerrë mediat jashtë, duke shkëmbyer batutat me Berishën. Edhe rinisja e seancës nuk solli normalitetin në Kuvend. Ruçi i ndërpreu sërish fjalën Bashës, ndërsa i kërkoi që të largohej nga foltorja, pasi e kishte konsumuar minutazhin e tij. Mirëpo, vendosmëria e Ruçit duke mos i hapur rrugë liderit të opozitës, për një moment solli irritimin e deputetëve demokratë, të cilët në unifikim të plotë nisën të bërtisnin dhe godisnin tavolinat. Pas situatë anormale, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi në votim me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, të cilat u votuan vetëm me votat e mazhorancës.

Debate PD-PS

Kreu i PD, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj deputetëve të mazhorancës, duke shkaktuar habi dhe debate të forta mes palëve. Teksa iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS, Basha bëri një akuzë të fortë, kur deklaroi se Balla ka qenë edhe para tre ditësh në Gjermani dhe se ka marrë një makinë “Toyota Yaris” me 1,5 milionë euro të drogës brenda. “Njëri nga këta që zgërdhihet ka qenë para dy ditësh në Gjermani me një Toyota Yaris. Po të kanë parë o zgërdhimtar me Toyotën dhe 1.5 milionë drogë brenda në makinë. S’ka Shqipëria ministër të Brendshëm, të mos ketë lidhje me trafikun e drogës. Gjermanët kanë paguar më shumë se çdo komb tjetër për Shqipërinë. S’ka hapje të negociatave derisa të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, derisa t’i jepet fund manipulimit. S’ka hapje të negociatave derisa të ketë gjyqtarë që nuk ndëshkojnë krimin. S’ka albanofobi, ka një shqetësim të madh për Shqipërinë”, deklaroi Basha. Mes debatit dhe akuzave, kryetarit të Partisë Demokratike iu përgjigj, vetë Taulant Balla, sidomos deklaratës për negociatat. Balla theksoi se Gjermania mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa krahasoi kreun e opozitës me Albert Veliun, i konsideruar si Babalja që shfaqet te audio-përgjimi i publikuar nga PD. Sipas tij, Basha interpreton gjithçka në pozicionin e Babales. “Të kesh për kryetar Lulin është sikur të kesh kryetar Babalen, Luli dhe Babalja sot janë njëlloj dhe e vërteta është që aq keq e ke punën me Babalen sa ke dy seanca plenare që Babalen nuk e ke më pjesë të transmetimit në FB, sepse Babales i doli lëngu dhe lëngun Lul nuk ke ku ta fusësh më. Qoftë qeveria e koalicionit të madh dhe qoftë qeveria gjermane mbështesin plotësisht hapjen e negociatave”, deklaroi Balla./ Rigels Seliman

Më të lexuarat