Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD zbardh gënjeshtrat e Ilir Metës në komision: Nuk ka pasur asnjë skenar për të djegur Parlamentin më 8 qershor

Postuar: 10/09/2019 - 07:57

Deklarata e presidentit dje në Komisionin Hetimor Parlamentar ka thelluar përplasjet mes tij dhe Partisë Demokratike. Javët e fundit mesazhet e koduara dhe sulmet e Metës ndaj Bashës kanë qenë të shumta, por kulmi arriti dje kur presidenti deklaroi se opozita kishte planifikuar të digjte Parlamentin. Një deklaratë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga ana e opozitës, pasi PD ka reaguar menjëherë në një deklaratë për mediat. Sekretari i Përgjigjëm i PD, Gazment Bardhi doli menjëherë në konferencë për shtyp dhe hodhi poshtë pretendimin e presidentin Meta se opozita kishte bërë një plan të tillë. Presidenti ishte shprehur dje se ai u përpoq të parandalonte një 97-të të dytë, pasi sipas deklaratës së tij, Meta kishte marrë informacione në lidhje me këtë plan.

PD nuk pranon akuzën

Bardhi është shprehur jo vetëm në emër të PD, por në emër të opozitës së bashkuar, ku ka theksuar se nuk kanë pasur asnjëherë plan për të djegur Parlamentin. Bardhi i përgjigjet Metës, i cili ka thënë se nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri, duke i thënë se të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet, pak kohë para djegies së Rajshtagut. “Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit. Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka pasur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës”, u shpreh Bardhi. Por ama në fund të deklaratës për mediat, PD ka përmendur se Komisioni Hetimor Parlamentar është një mjet për të skandalet e qeverisë. "Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare", ka thënë Bardhi ndër të tjera.

Thellohet lufta Basha-Meta

Kjo deklaratë e bërë dje nga presidenti ka bërë që të thellohet "lufta" që kishte nisur tashmë, mes presidentit dhe Partisë Demokratike. Kjo nuk është hera e parë që PD nuk ka mbështetur presidentin në deklaratat dhe vendimet e tij. Edhe më herët PD ka mbajtur një linjë ndryshe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila i ka mbështetur zgjedhjet e dekretuara nga presidenti në 13 tetor. Ndërkohë që PD "ndërroi mendje" rrugës, kjo ka bërë që presidenti Meta të shtojë sulmet dhe presionet ndaj Bashës. Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit e deri para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Meta ka vijuar me mesazhe të koduara për Bashën, duke i ushtruar presionet që të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe se i trembet marrëveshjes Rama-Basha. Ndërkohë që, pakti Rama-Basha do sillte edhe fundin e LSI, pasi kjo parti nuk ka më akses në pushtetin vendor dhe qendror. Ndërkohë kujtojmë se edhe më parë ka pasur sinjale se LSI i trembej një pakti të dytë si ai i 17 majti dhe media pranë LSI kanëshkruar që Basha duhet të dalë dhe të ndajë se me kë është, me Metën apo me qeverinë. Ndërsa i kanë kërkuar që të japë një datë fikse se kur do ta rrëzojë Ramën, duke theksuar se premtimet deri më tani i ka marrë era.

Arbjona ÇIBUKU

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:35

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë.

Postuar: 15/09/2019 - 23:30

Avokati Altin Goxhaj ka folur për një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të ga

Postuar: 15/09/2019 - 22:30

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të

Postuar: 15/09/2019 - 21:49

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat më 18 teto

Postuar: 15/09/2019 - 20:25

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është dr

Postuar: 15/09/2019 - 20:10

Kryedemokrati, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur sërish akuza ndaj

Postuar: 15/09/2019 - 18:26

Dita e sotme përkon me 76 vjetorin e Çlirimit të qytetit të Tepelenës.