Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD zbardh prova të reja për 30 qershorin: Ja si u manipuluan zgjedhjet në mënyrë skandaloze

Postuar: 12/09/2019 - 07:46

Partia Demokratike ka publikuar ditën e djeshme prova, që sipas saj, dëshmojnë se zgjedhjet e 30 qershorit janë manipuluar nga mazhoranca në mënyrë skandaloze. Ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka dhënë dje një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka bërë publike disa nga këto prova. Sipas Bylykbashit, provat që tregojnë se zgjedhjet u manipuluan, janë që fletët e votimit janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh, po ashtu janë mbushur kutitë e votimit nga komisionerët socialistë. “Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, ka thënë dje Bylykbashi. Ish-deputeti i cili shoqërohej dhe nga Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso ka publikuar disa foto që sipas PD, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca. “Në mënyrë të veçantë OSBE/ODIHR-i ndalet mbi presionin që është ushtruar mbi administratën, mbi zgjedhësit e administratës publike, presion për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të PS, një fushatë pa kundërshtarë. Presion i cili është jo vetëm i dokumentuar nga opozita, por edhe i denoncuar vazhdimisht, por i vërtetuar dhe faktuar edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR. Shantazhe deri në largimin nga vendi i punës dhe më pas edhe masa të marra drejtpërdrejtë mbi personat. Tashmë siç thotë edhe ODIHR në raportin e tij, zgjedhësve u ishte lënë vetëm një mundësi, të merrnin pjesë në votim ose të mos merrnin pjesë në votim. Dhe të gjithë janë dëshmitarë, gjithçka është faktuar në këtë dokument, që zgjedhësit kanë qenë të detyruar përdhunshëm për të marrë pjesë në votim”, tha ndër të tjera ai. Duke bërë një krahasim me raportin e 2009 të OSBE, Bylykbashi thotë se këtë herë qeveria nuk ka nga ia mban sepse provat këtë herë nuk mund të fshihen. “Edhe pse ishte një proces i organizuar vetëm nga Partia Socialiste, fushatën e bëri e vetme, votimin e organizoi e vetme, duke refuzuar pjesëmarrjen e opozitësnë administrimin e zgjedhjeve, të cilëve iu takonte me ligj të merrnin pjesë dhe OSBE/ODIHR-i e konsideron si një shkelje, duke qenë se edhe numërimin e bën vetëm tashmë ne kemi prova dhe do t’ua paraqesim provat për manipulimin skandaloz të procesit të numërimit të votave nga PS”, vijoi ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj