Politike

PD zbulon planin, refuzon ftesën e Ramës: Nuk shkojmë më në Këshillin Politik. Ja çfarë do të ndodhë në vijim

PD zbulon planin, refuzon ftesën e Ramës: Nuk shkojmë më

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho paralajmëron protesta nga opozita kundër ndryshimeve kushtetuese.

Ai u shpreh se opozita nuk do të marrë më pjesë në Këshillin Politik

"Me vendimin që mori dje parlamenti, i shtyrë direkt nga Rama është prishur marrëveshja e 14 janarit për krijimin e Këshillit Politik. Ky Këshill u krijua për të bërë ndryshime konsensuale dhe gjithëpërfshirëse. Ndryshimet e djeshme në Kushtetutë, nuk janë konsensuale dhe jo gjithëpërfshirëse, por janë të imponuara nga ai. Ato interferojnë të marrëveshja e 5 qershorit, Rama gënjen. Ndryshimet Kushtetuese thyejnë marrëveshjen e 5 qershorit. Të gjithë kanë shprehur keqardhjen për ndryshime të njëanshme. Për sa kohë i kërkojmë garant ndërkombëtarët dhe sa kohë që të dy palët e interesuara me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve bien dakord, do të thotë që pala që thyen këto rregulla është përgjegjëse, se do të marr avantazh të pamerituar elektoral. Nuk jemi fasadë në Këshillin Politik, u krijua për ndryshime konsensuale, sa kohë është thyer thelbi i këshillit nuk mund të qëndrojmë fasadë dhe të kënaqim egon politike që gjoja po debatohet dhe të votohet siç do Rama. Do të marrim hapat tona, duke filluar që nga protestat, janë element të demokracisë. Kryeministri duhet të ketë parasysh që kemi djegur mandatet për të mos qenë fasadë në parlament dhe koha tregoi se vendimi ynë ka qenë më i drejti, se Rama e tregoi që nuk është njeri i marrëveshjes, është dredharak, burracak merr vendime në funksion të interesave të tij dhe jo të vendit", tha Spaho.

 

 

Më të lexuarat