BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD zgjedh anëtarët e komisionit që do të verifikojë kandidatët, Basha: Në shtator nisim fushatën për të shkuar drejt fitores

PD zgjedh anëtarët e komisionit që do të verifikojë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur dje forumet më të larta vendimmarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, ku vendosën për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Kryesia e Partisë Demokratike vendosi dje për emërimin e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit, të cilët do të zgjedhin kandidatët e propozuar. Kjo nismë e PD, e asistuar nga modeli konservator britanik, është një risi sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve, pasi më herët i kanë zgjedhur kryetarët e partive. Ndërkohë anëtarët që do të jenë pjesë e këtij komisioni janë, Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet. I dyti është Besnik Mustafaj, një tjetër emër i njohur, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur. I treti është Genc Ruli, themelues i PD, dhe ish-ministër. E katërta është Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese. I pesti është ish-deputeti dhe pedagogu Mark Marku. Ky komision i përbërë nga 5 anëtarë do të ndihmohet nga Sekretariati, i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

Reagon Basha

Ndërkohë pas përzgjedhjes së Komisionit të Vlerësimit nga Kryesia e Kuvendit dhe nga Këshilli Kombëtar, ka reaguar edhe kreu i PD Lulzim Basha. Me anë të një njoftimi për mediat, Basha është shprehur se në shtator PD do të nisë fushatën për të shkuar drejt fitores. “Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e një kapitulli të ri qeverisës për qytetarët dhe me qytetarët”, u shpreh Basha. Ndërkohë ai ka theksuar në fjalën e tij se, përmes këtij procesi që PD ka aplikuar, ka arritur të identifikojë drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiake dhe qeverisjes qendrore. “Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes këtij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”, u shpreh lideri i opozitës gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sakaq PD e konsideron Komisionin e Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, që do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarësia e PD. “Kjo është hera e parë në Shqipëri, kur kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por propozohen direkt nga anëtarësia dhe, më pas, seleksionohen nga një komision i posaçëm për t’iu dërguar sërish anëtarësisë për vendimmarrje. Procesi, ku anëtarësia e PD u përfshi, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me propozimin e një numri të madh kandidatësh, u vlerësua nga kryetari Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funksionimit të PD”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

Më të lexuarat