BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD zien për Berishën, deputetët pranë Bashës të vendosur kundër ish-kreut demokrat, Durrësi beteja e radhës

PD zien për Berishën, deputetët pranë Bashës të

Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vijon të dominojë debatet brenda partisë. Berishës përveç 5-6 deputetëve që janë deklaruar pro tij, nuk ka patur deputetë të tjerë që i kanë dalë në krah. Ndërkohë deputetët pranë Bashës duket se janë të bindur se përjashtimi i Berishës ishte vendimi i duhur. Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj në një dalje televizive u shpreh se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar është certifikim i një vendimi të marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjekmarkaj tha se ky certifikim nuk është servilizëm. Ai e quajti fazë tjetër historike e deri diku dramatike atë që po përjeton aktualisht PD në raport me ish-kryetarin e saj teksa theksoi se marrëdhëniet PD-SHBA nuk duhen cenuar dhe PD duhet të jetë pro SHBA-së. “Shiko, kjo është një situatë dramatike për Partinë Demokratike si lëndim për momentin, është edhe e dhimbshme sepse zoti Sali Berisha është personaliteti themelor i Partisë Demokratike, është vetë historia e Partisë Demokratike. Por tashmë ne jemi në një fazë historike tjetër, jemi përballë një vendimi që Partia Demokratike e ka certifikuar, por që nuk e ka marrë ajo. Është një vendim që e kanë marrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është servilizëm, nuk është ulje e shtyllës kurrizore fakti që ne, le të themi, bashkojmë vendimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ju e dini po aq sa unë që janë aleati kryesor i kombit shqiptar në ekzistencën e vet, e ka ndihmuar atë që të bëhet shtet, e kanë integruar në NATO”, tha Gjekmarkaj.

SHBA mbështetje të madhe ndaj PD

Ndërkohë pas vizitës së Yuri Kim në selinë blu, përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD duket se ka sjellë një mbështetje akoma dhe më të madhe të SHBA ndaj PD. Nga ana tjetër, ish-kryeministri do të mbajë Foltoren e radhës në qytetin e Durrësit. Deputetja e PD, Grida Duma komentoi aksionin ku u shpreh se mbështetësit e Berishës janë plotësisht demokratë teksa theksoi se nuk e gjykon ish-kryeministrin. Për vendimin e përjashtimit të tij, Duma tha se nuk ishte aspak një vendim i thjeshtë. Ajo u shpreh se më i rëndësishëm është vlerësimi i demokratëve dhe jo ndarja e tyre nga ana e Berishës apo Bashës. Sipas saj, akti i ndërmarrë nga Basha ishte një vendimmarrje e mirë. “Nuk dua të imagjinoj demokratë të Bashës e Berishës. Nëse ka këtu ndonjë përgjegjësi përveç përgjegjësisë për të qenë të bashkuar. Duhet t’i thërrasim refleksionit, arsyes, për t’i thënë që s’ka arsye tjetër për të shkuar drejt fitores. Akoma dhe sot ka individë që ndiqen në gjyqe se kanë ardhur në protesta. Këta njerëz kanë rrezikuar për PD. Do të gjejmë mënyrat për t’i vlerësuar. Ishte një vendim, e keqja më e vogël. Nuk ishte vendim i thjeshtë. Përgjegjësia e tij për të mos e deleguar te anëtarësia, apo referendum, por tek shpatullat e tij është një akt vendimmarrës i mirë”, tha Duma.

Më të lexuarat