Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD zyrtarizon kandidatët për Korçën, Beratin, Kukësin, Kuçovën dhe Fushë-Arrëzin

PD zyrtarizon kandidatët për Korçën, Beratin, Kukësin, Kuçovën dhe Fushë-Arrëzin

Postuar: 15/04/2015 - 07:54

Partia Demokratike e ka marrë me hapa të ngadaltë zyrtarizimin e kandidatëve të saj në 61 bashkitë e vendit. Megjithatë, dje, ka mundur të zyrtarizojë kandidatët për Korçën, Beratin, Kukësin, Kuçovën dhe Fushë-Arrëzin. Kështu, PD-ja do të kandidojë për Bashkinë e Beratit, Kasem Mahmutajn, duke lënë në këtë mënyrë jashtë gare ish-deputetin Lefter Maliqi. Ndërsa në Kuçovë do të kandidojë Myslim Haxhiun. Gjithashtu është zyrtarizuar edhe kandidati për Bashkinë e Kukësit, i cili do të jetë Bashkim Shehu. PD-ja ka njoftuar edhe kandidatin e saj zyrtar për Bashkinë e Korçës. Në Korçë do të jetë rektori i Universitetit të këtij qyteti, Gjergji Mero.
 
Partia Demokratike ka zyrtarizuar edhe kandidatin për Bashkinë e Fushë-Arrëzit. Në këtë bashki i përzgjedhuri i PD-së është Gëzim Vata. Ndërsa dy ditë më parë, PD-ja ka zyrtarizuar tre kandidatë të tjerë që do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Lushnjës, Përrenjasit dhe Maliqit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përzgjedhur Xhevdet Belishtën si kandidatin e opozitës për Bashkinë e Maliqit. Më 21 qershor, kandidati i PD-së Belishta do të përballet me rivalin e së majtës, Gëzim Topçiun. Për Bashkinë e Lushnjës, kreu i demokratëve ka zgjedhur kandidaturën e Darien Xhindolit, ky i fundit do të ketë përballë Fatos Tushën e Partisë Socialiste. Ndërsa në Bashkinë e Përrenjasit, demokratët do të garojnë me Bajazit Karriqin, i cili në këto zgjedhje do të përballet me deputeten e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, Miranda Rirën. Partia Demokratike ka zyrtarizuar deri tani 21 kandidatë, që do të garojnë me siglën e saj për bashkitë e vendit, ndërkohë që 40 bashkitë e tjera pritet të përzgjidhen gjatë kësaj jave për shkak të afateve të vendosura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për regjistrimin e koalicioneve.
 
Kodi Zgjedhor përcakton se koalicionet duhet të regjistrohen të paktën 60 ditë para në KQZ. Për këtë arsye, pritet që brenda javës selia blu të përfundojë marrëveshjet me aleatët, duke formalizuar kështu dhe emrat me të cilët koalicioni do të garojë në zgjedhjet e 21 qershorit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Pas reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për anulimin e misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjed

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që p

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v