Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD zyrtarizon kandidatët për Lushnjën, Përrenjasin dhe Maliqin

PD zyrtarizon kandidatët për Lushnjën, Përrenjasin dhe Maliqin

Postuar: 14/04/2015 - 07:31

Partia Demokratike ka vijuar dje me zyrtarizimin e disa emrave që do të marrin pjesë në garën për bashkitë në zgjedhjet e 21 qershorit. Kështu, dje selia blu zyrtarizoi emrin që do të garojë për Bashkinë e Lushnjës, Përrenjasit dhe të Maliqit.
 
Për Bashkinë e Lushnjës, Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrin e  Darien Xhindolit, i cili do të jetë përball kandidatit të majtë Fatos Tusha. Për Bashkinë e Përrenjasit demokratët kanë vendosur të kandidojnë Bajazit Karriqin, ndërsa në Maliq Xhevdet Belishta. Ndërkohë, ditën e diel Lulzim Basha ka zyrtarizuar emrat edhe për 6 bashki të tjera, përkatësisht Peqinin, Klosin, Divjakën, Pukën, Burrelin dhe Belshin. Irakli Gorea është kandidati zyrtar i demokratëve për bashkinë e Divjakës. Kandidati i zyrtarizuar do të përballet më 21 qershor me të zgjedhurin e Partisë Socialiste, Alfred Kokoneshin. Gorea dhe Kokoneshi garuan përballë njëri-tjetrit edhe në zgjedhjet vendore të katër viteve më parë, por fitorja shkoi për Kokoneshin, të cilin Partia Socialiste ka vendosur ta rikandidojë për një tjetër mandat.
 
Po ashtu është zyrtarizuar nga PD-ja Asqeri Kuqja si kandidat për bashkinë e Belshit. Kuqja do të përballet me Artif Tafanin, i zyrtarizuar tashmë nga selia rozë. Kryetari i komunës Qerret, tashmë prej katër mandatesh, Rrok Deda, është zgjedhur nga krerët demokratë si kandidat për Bashkinë e Pukës. Doda do të garojë për karrigen e kryebashkiakut përballë kandidatit socialist Rustrem Struga. Ndërsa një tjetër kryetar komune, Albert Kreci, do të garojë për bashkinë e Peqinit përballë një kandidati të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, kjo pas marrëveshjes PS-PDIU. Kreci aktualisht është kryetar i komunës Pajovë. Në Bashkinë e Burrelit, Partia Demokratike ka zgjedhur të garojë me Nezir Rizvanin, ndërsa Basir Çupa është caktuar kandidati zyrtar për bashkinë e Klosit. Çupa do të garojë përballë kandidates së zyrtarizuar tashmë nga PS-ja, Valbona Kolës.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v

Postuar: 26/06/2019 - 14:16

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ard

Postuar: 26/06/2019 - 14:01

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet pë