BREAKING NEWS

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit dhe rëndon pozitat e Alqi Bllakos, ish-deputeti akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ja si u përlanë 4 milionë euro me punë të pabëra

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit dhe rëndon pozitat e
x
BREAKING NEWS

Erion Braçe plas skandalin në Parlament, një deputet zotëron 110 hektarë tokë në Divjakë dhe ka ndërtuar pallat brenda parkut, Kumbaro e akuzon se e ka firmosur ai VKM

Erion Braçe plas skandalin në Parlament, një deputet
x
BREAKING NEWS

"Nuk do të kopjojmë si Greqia”/ 'Tërmet' në media deklarata e fortë e Edi Ramë mëngjesin e sotëm, mediat e Athinës me zjarr ndaj kryeministrit para takimit me Mistotakis

"Nuk do të kopjojmë si Greqia”/ 'Tërmet'
x
BREAKING NEWS

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian që ende s'ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh nga ajri në zonën ku po qëndrojnë liderat europian, Vjosa Osmani ndërpret fjalimin

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora dhe 1600 nga Elbasani që kanë zbarkuar në Tiranë gati për protestë

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000
x
BREAKING NEWS

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së mesazh të fuqishëm në Tiranë: Hera e parë që...

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së
x
BREAKING NEWS

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep NJOFTIMIN e rëndësishëm

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep
x

Politike

"Pengesë mbetet Berisha"/ Analisti i njohur “zbërthen” takimin e ambasadores Kim me Ilir Metën

"Pengesë mbetet Berisha"/ Analisti i njohur

Analisti Ilir Kalemaj, qëndrimin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif” e sheh si një qëndrim politikë për të politizuar gjithçka.

Në studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se Ministria e Arsimit dha një shpjegim zyrtar lidhur me mbylljen e kolegjit, por edhe Kryeministri Edi Rama e bëri diçka të tillë.

I pyetur nëse mbyllja e kolegjit mund të ketë lidhje me kërkesën e Erdogan për të goditur gylenistët, Kalemaj tha se ka pasur një lloj qëndrimi konsistent edhe nga politika e Turqisë si një qëndrim ndoshta kundër, si pjesë e opozitës shqiptare, por se sipas tij kjo nuk i shërben marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Turqi.

Ndërsa takimin e ambasadores Yuri Kim me Ilir Metën tha se u dhanë shumë komente, por e cilësoi si takim rutinë që do të bëhej me të gjithë kryetarët e partive.

"Zonja Kim pati takim pak ditë më parë me zonjën Kryemadhi dhe kryetarë të partive të tjera, madje edhe me zotin Bylykbashi. PD njihet si realitet politik me të dy pjesët, por ata kanë pengesën për zotin Berisha", tha Kalemaj.

Sa i takon paralajmërimit të Sali Berishës se do të depozitojë në Kuvend një projektligj që synon heqjen e parashkrimit për kryeministrat nga viti 1992 deri në 2040, ku kryeministrat përjashtohen nga neni 66 Kodit Penal dhe të ndiqen menjëherë penalisht për çdo vepër të kryer, Kalemaj deklaroi se ligjet në përgjithësi janë disi arbitrare të targetuara ndaj personave konkret.

"Ligjet janë të specifikuara drejt një personi të caktuar dhe për këtë arsye janë kontestuar dhe hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese apo Komisioni i Venecias. Kam këtu parasysh ligjin e lustracionit.

Çdo lloj ligji duhet të ketë parasysh që të mbrojë të drejtat e individit dhe të mbulojë një fushë sa më të gjerë dhe të shërojë plagët e së shkuarës. Shqipëria procesin e dekomunistizimit, hapjes së dosjeve dhe lustracionit, duhet ta kishte mbyllur që në fillim të viteve ‘90-të.

Ne nuk e bëmë këtë gjë dhe kjo është një nga arsyet kryesore se pse Shqipëria vijon të jetë në tranzicion dhe nuk ka ndërtuar një shtet të së drejtës funksionale.

Nëse bëjmë një ligj për dekomunistizimin, hapjen e dosjeve dhe lustracionit dhe të mbështetet në parimet e informimit të publikut dhe pastrimit të politikës nga ish-bashkëpunëtorë të sigurimit që kanë marrë pjesë në krime, kjo do të ishte e mirëpritur edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit", u shpreh Kalemaj.

Teksa të hënën Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, mundësinë që zgjedhjet lokale të bashkojnë dy pjesët e Partisë Demokratike, Kalemaj e sheh të vështirë

"Bashkimi i PD është një sagë që nuk zgjidhet me një akt të vetëm, e shoh të vështirë se palët kanë djegur çdo lloj ure komunikimi mes tyre. Kemi një grup parlamentar pa elektorat dhe një parti që ka një grup shumë të cunguar parlamentar.

Sado që palët mundohen ta mohojnë, dhe sikur janë në gjendje të vijnë në pushtet pa njëra-tjetrën, janë të kushtëzuar nga njëra-tjetra.

Nëse kanë piketa socio-ekonomike, ideologjike të njëjta me njëra tjetrën, duhet të linin mënjanë çdo antagonizëm nominal, në funksion të një fronti opozitar. I tillë është modeli italian, me tre parti. Sa ka gjasë që kjo të ndodhë? Gjasat janë të vogla", tha Kalemaj.

Më të lexuarat