BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Politike

“Për 8 vite Rama nuk bëri asgjë”, Floriana Garo sulmon kryeministrin: Vetëm Basha do të sjellë ndryshimin, sëbashku me ekspertët e huaj ka planifikuar...

“Për 8 vite Rama nuk bëri asgjë”, Floriana Garo

Zëdhënësja e fushatës e Partisë Demokratike, Floriana Garo përmes një deklarate për mediat thotë se vetëm Lulzim Basha mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Garo thekson se për tetë vite kryeministri Edi Rama shpërndau premtime boshe dhe nuk bëri asgjë dhe sipas saj Basha ka formuluar një plan në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar ekspertësh, që do të sjellë rritjen e pagave.

Deklarata e plotë:

Ne të gjithë e kuptojmë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

Pyetja e këtyre zgjedhjeve është “kush do ta sjellë ndryshimin dhe kush do ta kthejë shpresën në Shqipëri?”


Për 8 vite, Rama shpërndau premtime boshe dhe nuk bëri asgjë.

Rama nuk po i lejon familjet tona të fitojnë jetesë me dinjitet, prandaj kemi qindra mijëra të papunë dhe pagën minimale më të ulët në Europë.

Rama ka detyruar qindra mijëra të rinj të largohen nga Shqipëria. Kjo e rrënon plotësisht të ardhmen e vendit tonë.

Rama është problemi dhe dështimi i Shqipërisë – ai nuk do të na sjellë ndryshimin!  

Basha është ai që na anëtarësoi në NATO. Basha na liroi nga detyrimi për të marrë vizë hyrjeje në zonën Schengen. Basha do të na anëtarësojë edhe në BE.

Basha ka formuluar një plan në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar ekspertësh. Me këtë plan do të rritet paga minimale në 360 mijë lekë, do të krijojë 110 mijë vende pune dhe do t’u mundësojë familjeve tona një jetesë dinjitoze.

Basha do të hapë mundësi arsimimi dhe punësimi për të rinjtë tanë. Ai do të ndalë ikjen e të rinjve dhe do t’u japë atyre një arsye përse të kthehen në vendin e tyre të shtrenjtë – Shqipëri.

Vetëm Basha do të sjellë ndryshimin që na nevojitet. Vetëm Basha do të sjellë shpresë në Shqipëri.

Më 25 prill, Partia Demokratike e udhëhequr nga Basha dhe Aleanca për Ndryshim do të sjellë shpresë në Shqipëri.

Më 25 prill, Shqipëria fiton!

Më të lexuarat