BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Politike

Për Bashën nuk ka më kthim pas, Noka: Si nisi “sherri” mes Berishës dhe kryetarit të PD-së

Për Bashën nuk ka më kthim pas, Noka: Si nisi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot me vendosmëri se nuk ka kthim pas për vendimin e një jave më parë, që përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”. Por, deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit e Sali Berishës në aksionin kundër kryetarit të PD-së, shprehet se ish-kryeministri nuk do të tërhiqet deri sa anëtarësia të flasë në lidhje me vendim. Noka tregoi hapat që do të ndërmarrin për të shkuar deri te referendumi. Fillimisht, deputeti demokrat tha se do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin.

“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua ti hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar. Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet? Do të mblidhet Kuvendi kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë” tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se synimi fundor është të respektohet vullneti i anëtarësisë, të dëgjohet zëri i demokratëve. “Në mënyrë absolute, Sali Berisha kërkon një gjë; të dëgjohet zëri i çdo anëtari, të respektohet vullneti i anëtarësisë, si e vetmja formë për ta bërë partinë më të fortë. Në rast se zëri do të flasë pro vullnetit të kryetarit, Berisha ka shprehur se do ta respektojë. Në të kundërt, do të respektohet vullneti i anëtarësisë, Basha të bëjë zgjedhjen e tij.

Demokracia direkte është kjo, të respektosh vullnetin e anëtarëve, nuk mund të marrësh vendime si autokrat. Sot e kanë konfirmuar mbështetësit se nuk pranuan ta çojë në bazë, se anëtarësia e rrëzonte. E gjithë përpjekja e Berishës është të mbajmë forcën tonë të bashkuar. Ka vetëm një rrugë që forca politike të mos përçahet, konsulta me anëtarësinë. Ne jemi produkte të votës së anëtarëve, kur merr vendim kundër, e ke përçarë. Ne kërkojmë të pyetet anëtarësia” tha më tej Noka.

Por a ka përgjegjësi Berisha për vendimet që ka marrë Basha?

“Sali Berisha, edhe kur ka qenë kryeministër dhe kryetar i PD-së, kishte një cilësi, që është e rrallë në liderat, po nuk i kërkoje mendim, nuk përzihej. Unë kam qenë ministër i tij, përsa kohë nuk i trokisja në derë, nuk përzihej. Por nëse i shkoje të jepte mendim. Nëse Basha e ka pyetur, mund ti ketë thënë ke kaluar cdo kufij, mund të japësh dorëheqjen”.

Në fund, Noka sqaroi edhe lajmet në media se debati mes tij dhe liderit të PD-së për vendimin e përjashtimit të Berishës kishte shkuar deri në përplasje fizike. “Jo. Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu. Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësor, por këto që po them janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.

Më të lexuarat