BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x

Politike

“Për çfarë nuk folëm”/ Drekoi sot me Ilir Metën, zbërthehet Artan Fuga: Për historinë e Partisë Socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën...

“Për çfarë nuk folëm”/ Drekoi sot me Ilir

Profesor Artan Fuga bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka drekuar sot me Presidentin Ilir Meta.

Fuga thekson se ka folur me Presidentin Meta për gjithçka, “për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e Partisë Socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë…”

Postimi i Artan Fugës:

Unë gjithë jetën time nuk e di përse ndihem afër personaliteve dhe pushtetarëve të lartë kur janë në fund të një mandati politik. Kur janë në fillim u qendroj larg! Kur janë në mes? nuk di çfarë të them!

Pas një dreke me z. President Ilir Meta! Një bisedë sa substanciale dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë!

U kënaqëm vërtet! Drekë dietike me pak peshk, pak perime, dhe sallatë barishtesh!

Për çfarë nuk folëm, për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracisë që pasi çanë muret e ambasadave nuk rrahën gjoksin dhe nuk kërkojnë të dalin në presidiume, për opozitën dhe pushtetin, për barishtet e zjera si ushqim i mirë, për dorëzimin e mandateve si vetëdorëzim i përgjegjësive që i ishin kërkuar kombit, për traditat e mëdha shqiptare, për skuthat, hipokritët, për verën e Delvinës, për energjitë e reja politike alternative që Shqipëria ka nevojë. Ja këto!

Dhe si kujtim një foto!

Lamë takime të tjera sipas kohës dhe mundësive.

“Për çfarë nuk folëm”/ Drekoi sot me Ilir

Më të lexuarat