BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Për kë po bien kambanat?”, Spartak Ngjela flet me emra dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikën shqiptare: I korruptuari më i madh ...

“Për kë po bien kambanat?”, Spartak Ngjela flet me emra

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës së Sali Berishës, që kur të bëhet ai kryeministër, nuk do ta pranojë ambasadoren Yuri Kim në zyrën e tij.

Ngjela shkruan se kjo deklaratë e Berishës vjen pasi ai është i trembur nga fati që e pret. Jo vetëm kaq, por Ngjela paralajmëron se kambanat po bien për Berishën dhe të gjithë politikanët e korruptuar në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Dalja e ambasadores Yuri Kim në këto ditët e fundit i ka qetësuar shqiptarët që presin reformimin e politikës shqiptare në Tiranë, duke goditur korrupsionin.

l.

Urrejtja e shqiptarëve ndaj të gjithë të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar, është shumë e madhe. Por shume e madhe është edhe mirënjohja e shqiptarëve kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj na duhet ta vëmë në dukje se:

Këto janë dy pikat që mbajnë në zhvillimin aktual historinë e sotme të Shqipërisë: urrejtja e shqiptarëve kundrejt të gjithë liderëve politikë të korruptuar në Tiranë; dhe, angazhimi i politikës amerikane për reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Il.

Në këtë situatë Berisha, i korruptuari më i madh që vjen nga shteti shqiptar, ka humbur ekuilibrin nga forca e që po ushtron politika amerikane kundrejt tij; dhe prandaj, i trembur, ai po godet ambasadoren  amerikane, sepse ajo është përçuese e politikës amerikane në Tiranë.

Por, logjika e Saliut është fëminore. Kundrejt ambasadores amerikane në Tiranë  dhe kundrejt Shteteve të Bashkuara, shohim se Berisha është në të njëjtin regjistër me të gjithë korrupsionin komunist gjatë Luftës së Ftohtë. Krejt e njëjta gjë: por e vjetër ama, dhe; brenda saj, ajo mbetet krejt fëminore si luftë.

Dhe Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: "Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time".

Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: pa votime dhe me një grusht shteti do të vijë Saliu në pushtet si kryeministër?

Ja kjo është logjika e së vërtetës. Zgjedhjet janë në vitin 2025. (!) Por, degradimi i sistemit logjik të Berishës, kuptohet se është rrjedhojë e frikës së tij.

Kurse ambasadorja Yuri Kim i shkon në Tropojë dhe tallet me Saliun e mjerë dhe të trembur njëherësh. Dhe, jo vetëm kaq, por; në Panairin e Librit në Tiranë, ajo del me romanin e Ernest Hemingueit në dorë; me romanin e tij të famshëm që titullohet: Për Kë Bie Kambana.

Shumë e bukur dhe shumë e gjetur, e tepër shpresëdhënëse për shqiptarët ishte kjo gjetje këtë ditë.

E pra: për kë po bie kambana? Dhe përgjigjja dihet.

Po Saliu, si e priti?

Me broçkulla fëminore, si gjithmonë gjatë këtyre ditëve, kur po i duket se po bisedon me shqiptarët.

Mirë, mirë, por, Kambana po bie kundër tij.

Kjo është koha.

Të presim dhe të shikojmë picirin që po u vjen të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.

E pra: përse po bie kambana?

Këtë pyetje ka ngritur Uashingtoni sot në Tiranë.

Më të lexuarat