BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Për të shpëtuar klientët e tij, Rama do përdorë...”, deputeti i PD-së nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: SPAK dhe organet e drejtësisë duhet të hetojnë deri në fund këtë aferë të madhe!

“Për të shpëtuar klientët e tij, Rama do

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaron se skema e evazionit e denoncuar nga LSI është arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale.

Sipas Shehaj, ndonëse fshihet pas emigrantëve, tashmë është e qartë se Edi Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale.

Më këtë nismë sipas deputetit të PD-së, i hiqet mundësia prokurorisë së posaçme antikorrupsion që të hetojë kompanitë fantazma, të cilat kanë si ‘pronarë’, punëtorët e krahut, lavazhierët apo kamerierë.

POSTIMI I PLOTË:

Skema e evazionit e denoncuar nga LSI është arsyeja e vërtetë se pse qeveria po kërkon të bëjë amnisti fiskale. Ndonëse fshihet pas emigrantëve, tashmë është e qartë se Edi Rama e do amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në evazion dhe krim financiar nga ndjekja penale.

Hetimi i prokurorisë për këtë skemë dhe vendimi gjyqësor i dalë pas tij nuk është drejtësi, por përpjekje për të varrosur drejtësinë. Fakti është se autoret e vërtetë te kësaj skeme evazioni nuk janë personat e dënuar, të cilët hapen kompanitë fiktive. Këta ndonëse kane pergjegjesitë e tyre, janë më së shumti punëtorë, lavazhierë dhe kamerierë te përdorur.

Evazoret e vërtetë janë kompanitë, të cilat kanë marrë fatura fiktive nga këto kompani. Dhe përveç inceneratorëve, dyshohet se fatura fiktive nga këto kompani fantazmë kanë marrë edhe shumë kompani të afërta me qeverinë që janë fituesit më të mëdhenj të tenderave publikë, veçanërisht në infrastrukturë.

Prokuroria nuk e ndoqi zinxhirin e transaksioneve deri në fund. Kujt i faturuan qindra milionë euro kompanitë Lumi 06, Koleci 2003, Sopotonia, Froggy dhe shumë kompani të tjera fantazmë? Sigurisht që ja u faturuan klientëve të tenderave që jep qeveria.

Përveç evazionit kjo skemë është dëshmi e korrupsionit të madh që ndodh me tenderat publikë. Sepse kompanitë që marrin tendera me vlera të fryra përkundrejt ryshfetit që japin tek qeveritarët, marrin fatura fiktiva nga kompanitë fantazmë për të justifikuar shpenzimet.

Meqë të gjithë këta tashmë janë të përfshirë në skemë, qeverisë i duhet të amnistojë penalisht evazionin për të shpëtuar klientët e saj, me të cilat ndan paratë dhe për te mos lejuar drejtësinë qe te hetojë këtë krim te madh, i cili do të hapë kutinë e pandorës së korrupsionit qeveritar.

SPAK dhe organet e drejtësisë duhet të hetojnë deri në fund këtë aferë të madhe, për të nxjerrë përpara ligjit përfituesit e vërtetë të këtij evazioni dhe korrupsioni gjigant.

Më të lexuarat