BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

"Përbën një precedent të rrezikshëm"/ Kurti, kritika të ashpra për ndërhyrje në zgjedhjet e Shqipërisë

"Përbën një precedent të rrezikshëm"/ Kurti,

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe deputetë të tjerë të lëvizjes Vetëvendosje për pjesëmarrjen në fushatën zgjedhore në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku shprehej se qeveria i ka braktisur njerëzit e vet. “Mazhoranca që zgjodhi ky vend ka preferuar të kthehet në opozitë që proteston dhe bën fushatë në një vend tjetër, e kjo pikërisht në pikun e një krize shëndetësore dhe ekonomike”, u shpreh kreu i LDK-së.

Ligjvënësi Abelard Tahiri i partisë demokratike të Kosovës ndante të njëjtin mendim. Ai e tërhoq vëmendjen tek bilanci i vdekjeve nga Covid 19 që prej krijimit të qeverisë së re, duke e akuzuar Kurtin se nuk ka bërë gjë tjetër, përveç një shtrëngimi të masave ekzistuese.

“E vetmja gjë që arriti kjo qeveri ishte të izolonte Kosovën, teksa ministrat e saj dhe ligjvënësit thyejnë ndalimin e lëvizjes, dhe shkojnë në Shqipëri të bëjnë fushatë”, u shpreh ai. Tahiri shtoi se ndërhyrja e kreut të ekzekutivit në zgjedhjet e Shqipërisë përbën një precedent të rrezikshëm.

Një sërë zyrtarësh të VV kanë qenë në Shqipëri këto ditë për fushatën, ndërsa Kurti i ka mbështetur edhe personalisht kandidatët e vetevendosjes në Shqipëri përpara se qeveria e tij të votohej në parlament.