BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Përçahen demokratët/ Andrea Mano reagon për herë të parë për dorëheqjen e tij dhe 14 anëtarëve nga PD, zbulon përplasjen me Lulzim Bashën: Ai është arrogant!

Përçahen demokratët/ Andrea Mano reagon për herë

Kreu i PD-së në Korçë, Andrea Mano ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së tij nga Partia Demokratike, sëbashku me Sekretarin e përgjithshme të kësaj Dege, Devis Osmani dhe 13 anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Në një intervistë për ABC, Manon u shpreh se ky vendim kishte disa kohë që ishte menduar dhe po pritej një reflektim nga kreu i PD-së Lulzim Basha, por sipas tij kjo nuk ndodhi.

“Ka pasur një kërkesë nga anëtarët e kryesisë për në Korçë. Dhe kam tentuar për një periudhë dhe reflektimi por ka qenë një lloje vendimi i anëtarëve të kryesisë për të mos qenë pjesë e këtij projekti arrogant. Për pasojë sot 13 anëtar të kryesisë dhe sekretari i degës së Korçës e ka dhënë dorëheqjen. Duke mos u pajtuar me mënyrën e drejtimit nga lidershipi i PD-së kemi dhënë dorëheqjen por nuk e braktisim Partinë Demokratike”, tha ai.

“E gjithë kjo që është bërë sot, është tek arroganca e Lulzim Bashës dhe mënyra e drejtimit të PD-së”, tha Mano.

Më tej ai është shprehur se Lulzim Basha ka qenë në dijeni të çdo përçarje që po ndodhte në Korçë, por sërish ai nuk ka reaguar.

“Ky është një akt që nuk ka lidhje për të folur me kryetarin tek për tek. I ka pasur të gjitha mundësit dhe i ka ditur problemet në Korçë dhe çfarë po bëhej. Ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Ka pasur përçarje në degën e Korçës.

Flasim një rezultat të dobët mungesë përfaqësimi të kryesisë. Dhe për përpjekjet që janë bërë gjatë fushatës dhe sigurisht edhe mënyra autoritare e drejtimit të partisë edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit”, u shpreh Mano.

Ndërkohë Mano është ndalur tek zanafilla e kësaj përçarje, ku sipas tij ka nisur që në fushatë.

“Ka lindur që nga koha e fushatës që nga emërimi i drejtuesit politik në këtë qark, i zotit Spaho. Për mënyrën se si u trajtuar dega. Ishte një dorë që soli përçarje dhe janë pasoja këto se e kanë zanafillën në fushat.

Kjo që po bëjmë është një kundërshtim. Është një rrugë që të flasësh me akte. Ky është një akt. Sot ne si degë donin të flisnin me akt dhe dhamë dorëheqjen.

Nuk mund të verosh nën emocionet e zgjedhjeve. Se donin ta bënin që javën e dytë pas zgjedhjeve. Dhe u kam thënë të qetësohen dhe të mendojnë. Por tashmë tre muaj pas zgjedhjeve duke parë edhe reagimin e Bashës. Vendosëm si kryesi të bënim këtë akt.

Nuk besoj se është sulm ndaj kryetarit të Partisë. Unë nuk e marr sulm. Është thënie e të vërtetës. Kjo është e vërteta. Morëm mjaftueshëm kohë për të mos qenë në emocionet e zgjedhjeve, Dhe sot janë të qartë të gjithë duke parë arrogancën e kryetarit të Partisë. Nuk kemi çfarë të negociojmë nuk kanë mundësi të ushtrojnë funksionin e tyre.

Mesazhi im është që të përpiqen të gjithë për të bërë më të mirën. Ndihem i keq ardhur dhe një lloj pabesia dhe një lloj lënie e degës së Korçës se ka qenë një nga degët më të mira të organizmit. Por në momentin që Basha ka mënyrë tjetër këndvështrimi nuk mund të jesh me zor pjesë e saj. Të heqësh dorë është vlerë jo tradhti. Se nuk doja të mbajë një pozicion në parti. Por është vlerë morale, që në momentin që diçka nuk ecën mund edhe të largohesh.”, tha Mano.

Më të lexuarat