Politike

Përçarje brenda LSI? Reagon për herë të parë Luan Rama, zbulon arsyen se pse nuk ishte në takim me nënkryetarin

Përçarje brenda LSI? Reagon për herë të parë

Luan Rama, i pari i listës së Vlorës lidhur me lajmin se është lënë mënjanë nga LSI, ku tha se nuk ka asgjë të vërtetë, dhe ai ka qenë dhe do të jetë i nderuar që LSI i ka besuar një qark të rëndësishëm siç është Vlora. Rama është shprehur se ai ka qenë dhe do të mbetet në krah të LSI-së, e çdo socialisti që nuk ka lidhje me Rilindjen.

”Kam qenë dhe jam krah i LSI. E kam për nder që jam Socialist, unë bashkëpunoj  me të gjithë socialistët e Vlorës  që nuk janë pjesë e RILINDJES. Por këto janë deklarata përcarëse që nuk ia vlejnë tu kthesh përgjigje”, është shprehur Luan Rama nga Vlora, teksa ka denoncuar dhe presionin që po iu bëhet qytetarëve për të votuar PS-në.

Më të lexuarat