BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Politike

Përçarje në opozitë, Mediu prezanton kandidatët e PR dhe kërcënon PD, Basha mbyll paktin me Dukën, LSI bën gati valixhet

Përçarje në opozitë, Mediu prezanton kandidatët e PR

Dilemat e Lulzim Bashës për strategjinë e zgjedhjeve kanë arritur përçarje brenda opozitës. Pas disa javësh pritje Fatmir Mediu ka vendosur të prezantojë vetë kandidatët e Partisë Republikane për Tiranën duke i dërguar një mesazh të fortë Bashës. Partia Republikane ka kërkuar që të dalë në një listë të përbashkët me Partinë Demokratike në zgjedhje, por ende nuk është arritur ende një marrëveshje përfundimtare. Për këtë arsye Mediu ka dhënë sinjale se mund të dalë më vete në zgjedhje. Përmes një aktiviteti me rastin e 30-vjetorit të krijimit, Partia Republikane prezantoi 36 kandidatë. Mediu u shpreh se nuk është e rëndësishme të tregohet se sa i keq është Edi Rama, por të ndërtohet një koalicion me vlera që të krijojë shpresë dhe besim te njerëzit. Sipas tij, e djathta duhet të bashkohet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshme të ndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetë tona krijojnë shpresë dhe besim. Nuk është e mjaftueshme që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama. Është e domosdoshme të tregojmë që ne kemi forcën për të bashkuar shqiptarët kudo që janë, për t`a bërë Shqipërinë europiane, për të krijuar shanse dhe mundësi të reja”, u shpreh Mediu. Ai iu drejtua Partisë Demokratike duke thënë se në zgjedhje duhet koalicion jo thjesht për ta çuar opozitën para, por për të çuar para dhe shoqërinë. Mediu kërkoi respekt të vlerave që ka Partia Republikane sepse sipas tij koalicioni me të do të sjellë një mundësi për të ndërtuar shtet dhe jo për t’i shërbyer pushtetit. “Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratike dhe i takon Partisë Demokratike që të paracaktojë dhe të tregojë se cilat janë rrugët e fitores. E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon sëbashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për ta çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara. Në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht të jenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit. Po kërkojmë respekt dhe vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të peshës dhe njëkohësisht të ideve të kësaj partie, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera. PD duhet të respektojë peshën e PR-së dhe në bazë të saj të respektohet edhe pozicioni i kandidatëve republikanë ”, tha ndër të tjera Mediu.

Duka arrin marrëveshjen me PD

Teksa Mediu ka prezantuar kandidatët e vet, dje Basha ka arritur marrëveshje me kreun e PAA Agron Duka. Sipas burimeve Duka do të jetë kandidat në listë fituese në Durrës teksa do të përfaqësohet me emra të tjerë në 11 qarqe të tjera. Duka tha se fillimisht ka kërkuar 2 vende të sigurta, por në fund kanë rënë dakord me PD-në për 1 vend, duke bërë kështu një sakrificë sipas tij për hir të 7 viteve në koalicion me PD-në. Ai u shpreh se duke qenë korrekt ndaj Partisë Demokratike ka bërë të mundur rezultate pozitive në të gjitha marrëdhëniet me të djathtët. “Nuk është se jemi të kënaqur në kuptimin që i plotësuam të gjitha kërkesat. Pretendojmë për 2 vende të sigurta ndërkohë që ramë dakord që të kemi një vend fitues dhe përfaqësues në të gjitha qarqet. Edhe pse skam qenë dakord për djegien e mandateve e bëra, kam qenë korrekt në të gjithë qëllimin e opozitës dhe kjo ka rezultuar në mënyrë pozitive në të gjitha marrëdhëniet e së djathtës me mua. Nëse gjykohet se maksimizohet vota duke i dhënë dikujt më shumë ska asnjë problem. Madje u bëj thirrje partive të djathta të bashkohen”, tha Duka. Lëvizja Socialiste për Integrim, aleati me peshën elektorale më të madhe pas Partisë Demokratike në koalicionin opozitar, pritet që në qarqet e mëdha të dalë e gjitha me listat e saj pa përfshirë aleatë të tjerë.

Më të lexuarat