BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

Përfaqësuesi i demokratëve del me deklaratën e fortë: “Dajaku i ndërkombëtarëve”, detyroi Ramën të tërhiqej nga...

Përfaqësuesi i demokratëve del me deklaratën e fortë:

Oerd Bylykbashi, anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Politik thotë se, pasi ndërkombëtarët nuk e lejuan kryeministrin, Edi Rama që të ndalonte koalicionet me Kushtetutë, tani kërkon të ndryshojë formulën se si koalicionet funksionojnë.

Bylykbashi deklaroi se ndryshimet kushtetuese nuk ndalojnë koalicionet dhe është e përcaktuar qartë se partitë propozojnë kandidatë për deputetë dhe jo koalicioni sicc po kërkon Partia Socialiste që të veprohet.

“PS hoqi nga ndryshimet kushtetuese frazën ku thuhej ‘ndalohen koalicionet zgjedhore’, nën presionin e faktorit ndërkombëtar. Pasi u tërhoq, tani flet për ndryshimin e modelit të koalicioneve”, tha Bylykbashi.

Sipas tij lejimi i formimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është rekomanduar asnjëherë nga ODIHR që të hiqet si praktikë. “Nuk ka një rekomandim të vetëm të ODIHR që godet këtë pjesë”, tha ai.

Bylykbashi shtoi më tej se, Rama nuk i ndalon dot koalicionet dhe ndaj po përpiqet që të ndryshojë formulën.

“Neni i Kushtetutës nuk përcakton se si formohen koalicionet. Koalicionit i është hequr e drejta për të propozuar kandidatë. Sot e kësaj dite, partitë e koalicionit janë ato që propozojnë kandidatë, nuk e bën koalicioni. Ata (PS) thonë se koalicioni bën propozimin e kandidatëve por këtë gjë Kushtetuta nuk e lejon”, tha më tej ish-deputeti i PD.

“Duke qenë i qartë nën dajakun e ndërkombëtarëve, se koalicionet nuk i heq dot, tani po kërkon që të ndryshojë rregullat. Por rregullat nuk ndryshohen dot më pak se një vit para zgjedhjeve”, tha Bylykbashi.

Ai shtoi se PD do të pranojë çdo gjë që imponohet nga ndryshimet kushtetuese, duke përmendur fakti ne caktimit të një pragu kombëtar, që në zgjedhjet e kaluara nuk ka qenë.