BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian zbarkon në Serbi, Vuçiç del me deklaratë të fortë: Të përkushtuar ndaj vazhdimit të dialogut me Kosovën! Kjo nuk nënkupton njohjen

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian zbarkon

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e djeshme pas vizitës së tij 3 ditore ne Prishtinë ka vizituar Beogradin.

Gjatë ditës së djeshme ai ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiç me të cilin ka diskutuar rreth vazhdimit të dialogut mes dy vendeve.

“Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut me Kosovën dhe është e gatshme të vazhdojë në çdo kohë”, tha presidenti serb.

Vuçiç gjithashtu theksoi se mbështet përpjekjen e Lajçak për arritjen e një kompromisi politik mes dy vendeve.

“Pavarësisht nga deklaratat që vijnë nga Prishtina, të cilat nuk janë inkurajuese, detyrimi ynë është të angazhohemi, sepse nuk do të ketë përparim në integrimin evropian nëse nuk bëjmë përparim serioz në dialogun me Prishtinën.” Tha presidenti.

Në lidhje me njohjen e Kosovës nga Serbia ai tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nëse dikush mendon se mund të thotë: ju tani duhet ta pranoni Kosovën e pavarur, kjo nuk do të ndodhë.”

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian tha se BE po pret që dialogu mes dy vendeve të vazhdojë në mënyrë konstruktive.

"Shtetet anëtare të BE presin që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim.”, tha Lajçak.

Ai theksoi gjithashtu se vendet anëtare të BE presin që të dy palët të zbatojnë gjithçka që është rënë dakord brenda procesit të dialogut për këto dhjetë vjet.

Lajçak para se të largohej nga Prishtina ku qëndroi 3 ditë, përmes një postimi në rrjetin e tij social TWitter tha se dialogu është i një rëndësie të veçantë përaspiratet Evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe se BE-ja pret vazhdimin e tij.

Më të lexuarat