BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përfitimi i kredive të buta, të premten afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për qytetarët e shpallur fitues

Përfitimi i kredive të buta, të premten afati i fundit për

E premtja do të jetë afati i fundit për të përfituar financimin e banesës për të gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës dhe që janë shpallur fitues në fazën e parë. Drejtorja e Shërbimit Social në bashki, Anisa Ruseti deklaroi ditën e djeshme në një intervistë televizive se lista fituese është shpallur një muaj më parë. “Qytetarët, të cilët kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentet në bashkinë e Tiranës janë ata që kanë qenë fitues në listën që ne kemi shpallur vetëm 1 muaj përpara. Siç ndodh zakonisht , fluksi më i madh do jetë këto tre ditët e fundit për të dorëzuar dokumentet. Personat fitues të fazës së parë kanë pasur kohë mjaftueshëm për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm”, tha Anisa Ruseti. Në vijim të intervistës, drejtorja e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës shpjegoi edhe të gjithë dokumentet që nevojiten për të përfituar financimin e banesës. Midis të tjerash ajo përmendi vërtetimin e të ardhurave apo edhe të kontributeve. “Dokumentet bazë janë ato që kanë të bëjnë me vërtetimin e të ardhurave, një dokument nga punëdhënësi, dhe derdhja e kontributeve që vërteton sesa realisht personi e ka rrogën. Vërtetimi nëse ka ose jo një pronësi në Bashkinë e Tiranës ose në vendin e origjinës ku kanë jetuar më përpara. Një sërë dokumentesh kur vjen puna tek ata që kanë një biznes të vogël ose një biznes dhe duhet të paraqesin deklarimin e fundit që kanë pasur në buxhet për vitin e kaluar, detyrime që kanë të bëjnë me taksat, tatimet etj. Pra, secila nga kategoritë e gjen veten e tyre për t’i plotësuar ato”, tha Anisa Ruseti. Në fazën e parë të programit të kredive të buta nga Bashkia e Tiranës, aplikuan rreth 2500 familje, nga të cilat 500 do të kenë mundësi të përfitojnë një banesë me interes të ulët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka konsideruar këtë si programin më ambicioz sepse sipas tij, i jepet zgjidhje problemit të jetesës për shumë familje. 

Më të lexuarat