
Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

Përfshirjet e familjes së Sali Berishës në aferat skandaloze nga 1992-2013 dhe 30 dosjet e bujshme të Ilir Metës, ja akuzat tronditëse ndër vite

Shkruar nga Elmas Bogdani 17 Gusht 2022

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë më të bashkuar se kurrë sot. Këtë e di sot i madh e i vogël në Shqipëri dhe përtej deteve e oqeanit. Por përveç kësaj, ata janë akuzuar ndër vite si të përfshirë në afera skandaloze. Gazeta “SOT” po risjell për lexuesin dyshime dhe akuza të përfshirjes së familjes Berisha në afera nga 1992-2013 si dhe 30 akuza tronditëse për Ilir Metën.
30 akuzat për Berishën nga 1992-2013
1. Kur në prill 2005 u formua “COP”-i që uzurpoi kreun e PD, të qeverisjes, diplomacisë e krejt administratës shtetërore, doli në skenë emri i Shkëlzenit dhe Argitës, si sjellës të tyre në PD. 2. Kur flitet për emërime në krye të kupolës së PD, përherë del në skenë emri i Argita Berishës e Shkëlzen Berishës, si “sekserë” të këtyre emërimeve. 3. Kur u hap dosja e rrëmbimit, masakrimit dhe zhdukjes fizike të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha prej SHIK-ut, doli në skenë emri i Sali Berishës dhe Liri Berishës, si organizator i këtij krimi. 4. Kur u zbulua furnizimi i Milosheviçit me naftë, armë e municione shqiptare kundër luftës kosovarëve, doli në skenë emri i Sali Berishës si urdhërues dhe organizator i këtij trafiku. 5. Kur u fol për krijimin e firmave piramidale, doli në skenë emri i Sali Berishës, si themelues dhe mbështetës e mbrojtës i tyre.
Nga vjedhja e pronave, tek shitja e detit
6. Kur plasi skandali i falsifikimit të letrave false dhe pushtimit me policinë e shtetit, të tokave në bregdetin e Vlorës, dolën në skenë emrat e Argitës, Shkëlzenit dhe dhëndrit të Saliut. 7. Kur u bë shkatërrimi i banesave dhe lokaleve në bregun e Jalës, doli në skenë skandali që kishte si personazh Argitën, Shklëzenin dhe dhëndrin e Saliut. 8. Sa herë flitet për bizneset që detyrohen të paguajnë donacione të imponuara për aktivitete bamirësie, del në skenë emri i Liri Berishës, si pronare e fondacionit fantazmë “Fëmijët shqiptarë”, nën logon e të cilit zhvat miliona euro e dollarë. 9. Kur u miratua ligji për importin e plehrave që e ktheu Shqipërinë në kosh plehrash të Europës, doli në skenë emri i Argita Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Majlinda Bregut, të lidhur me këtë biznes plehrash me mafien “NDRAGHETA-CAMORRA”. 10. Kur u zbulua pakti për copëtimin dhe shitjen e territorit detar shqiptar tek grekët, doli në skenë emri i Lulzim Bashës, ish ministrit të qeverisë së Saliut dhe shokut të ngushtë të Argitës e Shkëlzenit.
Nga Gërdeci, tek aferat me Fazlliçin
11. Kur u zbulua dosja e tenderit mafioz të rrugës Rrëshen-Kalimash, ku u vodhën 220 milionë euro, doli në skenë emri i Argitës, Shkëlzenit e Lulzim Bashës, si organizatorë e përfitues të kësaj mega-vjedhjeje. 12. Kur u zbulua skandali i koncensionit të 300 licensave për hidrocentrale, doli në skenë emri i Argitës e Shkëlzenit, si shitës të 30 prejt tyre tek blerës të huaj dhe si përfitues të 46 prej këtyre hidrocentraleve. 13. Kur shpërtheu skandali i trafikut kriminal qeveritar të armëve e fishekëve me Afganistanin, doli në skenë emri i Shkëlzen Berishës dhe Lulzim Bashës, si menaxhues e përfitues prej këtij trafiku. 14. Kur u publikua skandali i trafikut të armëve me Gedafin e Libisë, me Ben Ali të Tunizisë dhe me Mubarak të Egjiptit, doli në skenë emri i Lulzim Bashës, si menaxher trafiku të Argita dhe Shkëlzen Berishës. 15. Kur u zbulua, se në Farkë të Tiranës ishte një rezidencë super-luksoze që ruhej me polici shteti e gardistë, doli se brenda saj jetonte Shkëlzen Berisha, i cili fshihej pas një “cope letre” kontratë, sikur pronar ishte një bos i huaj çimentoje me aktivitet në Shqipëri.
Nga kallbogramet e SHBA, tek Kosta Trebicka
16. Kur u fol se rruga për në Gjirin e Lalëzit, po asfaltohej me një investim urgjent prej 420 mijë eurosh të qeverisë “Berisha” nën tabelën investuese “Për turizmin shqiptar”, rezultoi se ky investim kishte lidhje me fshatin turistik që po ndërtohej prej Argitës e Shkëlzenit. 17. Kur u publikuan kabllogramet e SHBA, doli në skenë emri i Shkëlzenit, si personi që kishte kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Luan Hoxha, për të firmosur lejen për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit, atje ku e donte Shkëlzeni. 18. Kur Kosta Trebicka denoncoi aferën korruptive e kriminale të Gërdecit, përmendi emrin e Shkëlzen Berishës, si “kapo” dhe ndërmjetës kryesor të këtij biznesi që vrau 26 njerëz dhe shkatërroi 3 mijë banesa e biznese. 19. Kur u fol për urdhrat që jepte Ministria e Drejtësisë për aktivitetin në Gërdec, rezultoi se ministri Aldo Bumçi e çonte dokumentacionin ligjor e zyrtar tek Shkëlzeni, në vend që ta çonte tek babai i tij kryeministër. 20. Kur plasi skandali i TEC-eve që do të ndërtoheshin në Porto-Romano, dolën në skenë emrat Argita Berisha e Shkëlzen Berisha, të cilët paraqitën si investitor të huaj serbin Damir Fazlliçin.
Nga pronat në Lalëz, tek korrupsioni në administratë
21. Kur u hapën “letrat” e Gërdecit, rezultoi se zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, takoheshin dhe bisedonin “zyrtarisht” për aktivitetin e demontimit vetëm me Argita Berishën e Shkëlzen Berishën dhe zbatonin vetëm urdhërat e tyre. 22. Kur u hapën kabllogramet e SHBA, doli në skenë emri i Argitës, si personi që kontrollon e komandon gjithë ligjëvenien dhe vendim-marrjen e qeverisë shqiptare “Berisha”. 23. Kur u zbulua skandali i grabitjes së tokave në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, doli në skenë emri i Argitës e Shkëlzenit, si plaçkitës të tyre me mbështetjen e policisë, me dokumente hipotekore false. 24. Kur u zbulua skandal-krimi i shkatërrimit të shtratit të lumit Erzen, për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës, dolën në skenë emrat e Argitës dhe Shkëlzenit, si kontrollues të këtij investimi. 25. Kur u publikua skandali i spostimit të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës, dolën në skenë emrat e Argita Berishës e Shkëlzen Berishës, si bashkëpronarë në një qendre tregtare.
Nga pagesat e pedagogëve
26. Kur plasi skandali i bllokimit të linjës së inter-konjeksionit të transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë që iu dha serbit Damir Fazlliç, duke shpërfillur kushtet e tenderit të Bankës Gjermane, dolën në skenë si palë urdhëruese e përfituese emrat Argita Berisha dhe Shkëlzen Berisha. 27. Kur u fol për pagesa e paga pedagogësh super të larta në universitetet shqiptare në nivele shpikësish të anijeve kozmike, doli në skenë emri i Argita Bershës dhe dhëndrit të Saliut. 28. Kur u fol për përdorje të diplomacisë shqiptare për biznese e investime private, doli përsëri në skenë emri i Argitës, si përdoruese e ambasadorëve në rolin e skeserëve. 29. Kur u fol për përdorje të vulave e firmave të pushtetit për përfitime personale, doli në skenë emri i Argita Berishës, për detyrim të dhunshëm të një biznesmeni pakistanez, që të jepte ryshfet për investimin që do bënte në shkëmbim të firmës së babit kryeministër. 30. Kur flitet për shpejtësi në rikthim dhe hipotekim pronash, përherë dalin në skenë emrat e Argitës dhe Shkëlzenit, si “konsulentë ligjorë”, që nxjerrin tapitë për… 10 minuta.
Akuzat e bujshme për Ilir Metën ndër vite
1.Dosja e AKBN: Kompania kanadeze-amerikane “Empire Mining Corporation”, e njohur në fushën e minierave, pasi investoi 100 milionë USD në Shqipëri, u përzu nga dyshja Meta-Naço. Ndërsa Nasip Naço shkoi në Turqi për të bërë pazare me kompani turke, pas përzënies së firmave kanadeze-amerikane, Berisha e bllokoi procesin e dhënies së lejeve për kërkim dhe shfrytëzim të nëntokës. Antikorrupsioni i Berishës hetoi Besjan Peshën, ish-Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, arkitekt i shumë aferave në Ministrinë e Ekonomisë. Më vonë Meta e përzuri Peshën, pasi dyshoi se po luante më shumë për vete. 2. Dosja me Almir Rrapon. Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i asaj kohe Ilir Meta, punësoi si sekretar të tij në Ministrinë e Jashtme, të superkërkuarin nga SHBA, super kriminelin vrasës e trafikant Almir Rrapo. Kjo ishte një goditje e rëndë për imazhin e qeverisë. 3. Dosja e video-skandalit: Denoncues me shkrim, me zë e me figurë, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe mbrojtës publik kryeministri Sali Berisha. Skandali qeveritar, ekonomik e financiar i zv/kryeministrit Ilir Meta, bërë nëpërmjet ryshfeteve me emërimet, tenderat dhe koncesionet e hidrocentraleve. Ky ka qenë i vetmi procedim për të cilin gjykatat shqiptare (Gjykata e Lartë) janë shprehur. 4. Dosje me 22 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals për të ligjëruar zhdukjen e 530 milion lekëve donacione të Ministrisë e Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit. 5. Dosje me 43 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë 13 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset: Tiranë- Durrës- Fushë- Krujë- -Elbasan.
Nga dokumentet false, tek zhdukja nga Bankat e Kursimeve
6. Dosje me 8 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen e 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false në Port, sikur u hodhën në det si mall “i skaduar”. 7. Dosje me 19 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, vjedh 250 milion lekë nga buxheti i shtetit, realizon blerje false vagonësh austriakë, si kategori “skrap”, firmos shitjen e tyre për shkrirje. 8. Dosje me 22 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake “Gdansk” në Portin Detar Durrës, të shesë kapitalet shqiptare dhe të largohet, duke lënë një borxh prej 11 milion dollarë ndaj arkës së shtetit. 9. Dosje me 113 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të TELEKOM, me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milion lekë, i barabartë ky çmim me të ardhurat financiare të 3 muajve punë të TELEKOM. 10. Dosje me 53 faqe: Ish-Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga Banka e Kursimeve, të 185 milionë dollarë depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.
Nga tenderat, tek akuzat për shpërdorim fondesh
11. Dosje me 134 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milion dollarë fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil” për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos. 12. Dosje me 48 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të blera prej ushtrisë dhe të 12 milion dollarëve mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me cilësi “mall jashtë përdorimi”, largon dhunshëm nga detyra publikuesin e aferës, gjeneral Cikalleshin. 13. Dosje me 15 faqe: Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të larta se tregu i lirë. 14. Dosje me 12 faqe: Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi ka firmosur përfshirjen në delegacionet qeveritare me pasojë daljen jashtë Shqipërisë, të 43 personave në kërkim.
Nga grabitja e floririt, tek dokumentet e falsifikuara
15. Dosje me 83 faqe: Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë “humbje” të 500 milion lekëve nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës. 16. Dosje me 13 faqe: Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të Këshillit të Ministrave, të 750 mijë dollarëve, akorduara nga PNUD për reformimin e pushtetit lokal. 17. Dosje me 36 faqe: Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milion lekë, bërë me tenderat fiktivë në prodhimet filatelike në Ndërmarrjen e Postave Shqiptare. Hapet dosja, dënohet drejtorja Liza Hoxha, ndërsa Ilir Meta “del i pastër” pa u futur fare në hetim. 18. Dosje me 57 faqe e skica grafike: Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt thesar shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë e duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e qeverisë e parlament. 19. Dosje me 6 faqe: Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milion dollarë. 20. Dosje me 20 faqe: Ilir Meta, ka firmosur 800 milion lekë reklama publicitare, të përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar në Televizionin Publik Shqiptar.
Nga akuzat e Nanos për Metën, tek abuzimi me tenderin 2 milion dollarë
21. Dosje me 17 faqe: Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka firmosur abuzimin me 600 milion lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të agjentëve të rekrutuar. 22. Dosje me 26 faqe: Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Publik (patenta-targa), realizon legalizimin në Shqipëri, të makinave të vjedhura e të trafikuara. 23. Dosje me 8 faqe: Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion dollarë në tenderin e investimeve publike trotuare-kanalizime, ndriçim e gjelbërime në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi. 24: Dosje me 17 faqe: Ilir Meta, ka urdhëruar me shkrim skandalin e vjedhjes së 3 milion dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për Korporatën Elektro-energjetike. 25. Dosje me 5 faqe: Ilir Meta, akuzohet për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamiti në guroren e tij në malin e Dajtit dhe të 2 punëtorëve në guroren e tij, në malin e Skraparit.
Nga zhdukja pa adresë të 500 mijë dollarëve, tek lidhjet me kriminelë
26. Dosje me 7 faqe: Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke vrarë shtetasin Syl Luzha, në shtator 2000, gjatë mitingut elektoral të PD në Tropojë. 27. Dosje me 11 faqe: Ilir Meta, organizon treg-trafikun e pllakave të gurit për në Greqi, nuk paguan detyrimet fiskale, bashkë me ngarkesën e gurit, ushtron dhe trafik droge. 28. Dosje me 4 faqe: Ilir Meta, ka shkatërruar Ujësjellësin e Bogovës, me shpërthimet në biznesin e guroreve në Bogovë dhe me urdhër të tij, janë akorduar 130 milion lekë nga buxheti i shtetit, me prokurim të drejtpërdrejtë, për riparimin e rrjetit të ujësjellësit. 29 . Dosje me 11 faqe: Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë të 500 mijë dollarëve të taksës së solidaritetit të policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit. 30. Dosje me 29 faqe: Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë në sektorët e krimit, të skeduar “persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim”
Më të lexuarat


1993-1994, koha kur opozitarizmi në Shqipëri bëhej nën thundrën e frikës nga shteti, si u dënua Fatos Nano për abuzimin e 8 miliardë liretave ndihma italiane, roli i Berishës, SHBA dhe prokurorit Dervishi, Braho pretendon se dokumentet u falsifikuan...

Kur dehja nga liria kthehet në obsesion për të rrëmbyer gjithçka, si demokracia rumune mori të tatëpjetën pas rrëzimit të Çausheskut, pushteti “i ri” shtypi të rinjtë dhe opozitën me ndihmën e minatorëve

“Hakmarrja për drejtësi” doli mbi shtetin pas 27 vitesh, si organizata u konsiderua “terroriste” nga Berisha e PD dhe u vendos në qendër debatit të politikës shqiptare, 10 anëtarët dolën të pafajshëm për 17 krime

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua për Zef Brozin, Avdyl Loshaj denoncoi 12 vite më parë Ilir Kumbaron për dhunën çnjerëzore ndaj tij, tregoi se pa biznesmenin Remzi Hoxhën për herë të fundit

Skandali i zgjedhjeve të 2011 në Tiranë, si Berisha përdori Ristanin dhe KQZ për t'i dhënë fitoren Lulzim Bashës, letra e Kadaresë dhe akuzat pas 10 vitesh mes palëve

79 vite nga masakra e 4 shkurtit, Muharrem Xhafa: Krim makabër i nazistëve dhe ballistëve, vranë me listë brenda natës 84 vetë për të mbuluar kapitullimin e Gjermanisë para LANÇ, ja roli i tradhtarit dhe kriminelit Xhaferr Deva

Sot aleatë, ja si Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në vitin 2000 pas revoltave që nisën për zgjedhjet lokale, “grushti i shtetit” në Tropojë prodhoi 1 viktimë dhe 30 të plagosur

Ja kush janë dhe roli që kanë pasur disa prej dëshmorëve të Forcave Ajrore Shqiptare në krijimin e ushtrisë shqiptare

Ja kush ishte Heroi i Popullit Myslim Keta, djaloshi i njësiteve guerile të Tiranës dhe ish-komandant i armës së tankeve rënë në krye të detyrës

Kontribuan në luftën partizane dhe ngritjen e ushtrisë shqiptare, ja kush janë gjeneralët Veli Dedi, Nexhip Vinçani, Sadik Bekteshi dhe Vehbi Hoxha
