BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përfundon afati për të dorëzuar emrat e kandidatëve për kreun e ri të shtetit, raundi i parë ezaurohet sot me zero kandidatë, PS sulmon Metën

Përfundon afati për të dorëzuar emrat e kandidatëve

Presidenti i ri i Shqipërisë nuk do të zgjidhet ditën e sotme. Ashtu siç treguan takimet mes drejtuesve të grupeve parlamentare, të cilët nuk arritën të përbashkoheshin për asnjë emër të përveçëm kandidati për kryetar shteti. Deri ditën e djeshme nuk u regjistrua asnjë kandidat për pasuesin e Ilir Metës në krye të Presidencës. Afati i fundit i regjistrimit të pretendetëve për t´u zgjedhur udhëheqësi më i lartë i shtetit shqiptar përfundoi dje në orën 16:00. Për rrjedhojë, Konferenca e Kryetarëve që do të mblidhet sot do të miratojë për procedurë zhvillimin e seancës së posaçme për zgjedhjen e presidentit në Kuvend. Pavarësisht se nuk do të zhvillohet votim për shkak të mungesës së emrave të veçantë për t´u votuar për drejtues të Shqipërisë, Kushtetuta e njeh si raund formal. Sipas vendimit të fundit të Konferencës së Kryetarëve javën e kaluar, seanca plenare do të zhvillohet pasdite në orën 17:00. Opozita braktisi mbledhjen në momentin e votimit të axhendës për këtë javë lidhur me presidentin e ri dhe pritet të mungojë në seancën e sotme parlamentare.

Balla optimist: Në 24 korrik presidenti/ja do betohet në Parlament
Edhe pse bisedimet mes forcave politike ende nuk kanë nxjerrë një kandidat konsensual për presidentin e ri, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla u shpreh optimist se në 24 korrik Shqipëria do të ketë kryetarin e ri të shtetit, i cili sipas afateve kushtetuese duhet të betohet mbi Kushtetutën në Kuvendin e Shqipërisë. Para dy ditësh, eksponenti i lartë i mazhorancës shtoi se presidenti i tetë i periudhës post-komuniste të vendit tonë duhet të mos shërbejë gjatë 5 vitevetë ardhshme në krye të Presidencës si presidenti aktual, Ilir Meta, i cili u tentua të shkarkua nga Parlamenti në 2021 për shkelje kushtetuese, cënim të marrëdhënieve me SHBA dhe rendit e sigurisë të Shqipërisë me qëndrimet e ashpra për zgjedhjet lokale të 2019 dhe parlamentare të 25 prillit 2021 (Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë vendimin e parlamentit dhe lejoi Metën të mbyllë mandatin në 24 korrik). Pavarëisht se negociatat mes partive parlamentare nuk kanë dhënë rezultate konkrete pr çështjen e presidenti, Balla u shfaq optimist rreth zgjidhjes së saj. “Nuk shoh asnjë vështirësi në këtë aspekt. Ajo që kemi thënë që në ditën e parë është që ne duam të kemi një kryetar shteti i cili të plotësojë atë që thotë Kushtetuta, të jetë një personalitet i gjithëpranuar dhe të tërheqë sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka shkaktuar zyrës së Presidentit presidenti në largim. Kandidati që do të marrë shumicën e votave duhet të jetë tërësisht i ndryshëm nga Ilir Meta. Në 24 Korrik, presidenti ose presidentja e re do bëjë betimin sipas afateve kushtetuese”, deklaroi kryetari i grupit të deputetëve socialistë, Taulant Balla.

Gjekmarkaj: Ja dy kriteret që duhet të plotësojë presidenti i ri

Teksa sot është raundi i parë i votimit të kandidatit për president, vjen një reagim nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj. Në një postim në Tëitter, Gjekmarkaj thekson se presidenti i ri duhet të plotësojë dy kritere, orientim dhe formim euroatlantik dhe figurë politike që mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë. “Presidenti i ardhshëm në situatën ku ndodhemi duhet të plotësojë kryesisht e para sëgjithash dy kritere 1) Qartazi me orientim dhe formim euroatlantik 2) Një figurë politike që mbështet luftën kundër pandeshkueshmerisë! Të tjerat kritere janë folklor.”, shkruan deputeti i Partisë Demorkatike, Agron Gjekmarkaj.

Më të lexuarat