BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Politike

Përfundon mbledhja e Alibeajt me kryesinë e PD, ja propozimi i deputetes Çupi

Përfundon mbledhja e Alibeajt me kryesinë e PD, ja propozimi i

Ka përfunduar mbedhja e Enkelejd Alibeajt me Kryesinë e PD, ku fokus i diskutimeve kanë qenë kandidaturat për zgjedhjet e 14 majit.

Në mbledhje deputetët kanë folur se si duhet të veprojnë për zgjedhjet e 14 majit dhe për bashkimin e demokratëve. Deputetja Dhurata Çupi propozoi daljen me lista për këshillat bashkiakë, por jo me kandidatë për kryetarë të bashkive.

Ndërkohë Jorida Tabaku tha se nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës!

Dhurata Çupi: Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuaj gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gazi. Ju duhet të jeni përbashkues.

Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet.

Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiakë dinjitozë dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shumë se partitë e tjera.

Ndërkohë nuk duhet të dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit

Jorida Tabaku: Kam ndarë të  njëjtin qëndrim që kisha në shtator, opozita duhet të dalë me kandidatë unikë! Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh, ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës!

Ne duhet të mbrojmë logon e PD, duhet të nxjerrim Partinë Demokratike si alternativë në këto zgjedhje! Unë nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi! Unë nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë, duhet të jemi dhe më shumë se kaq!

Më herët gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb” se mbledhja me grupin vijoi pas takimin me kryesinë e PD.

“Grupi i Kryesisë është i ndarë në dy pjesë me disa që mendojnë se duhet të garojnë vetëm me Këshilla Bashkiakë. Por ka një grup tjetër të Kryesisë që mendojnë se PD duhet të ketë kandidatët e saj në 14 maj dhe se qytetarët duhet të vendosin. Në fokus gjithashtu do te jetë hyrja në zgjedhje me kandidatë apo vetëm për Këshilla Bashkiakë, janë këto dy forma që po diskutohet në mbledhjen e Kryesisë dhe që do të diskutohen më pas me grupin parlamentar. Po ashtu koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i kanë kandidatët e tyre të dalë nga procesi i primareve”, tha ndër të tjera gazetari Osman Stafa.

Më të lexuarat