
Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Përfundon vizitën në Kosovë, Rama del në konferencë për mediat: Ka ndodhur diçka e rëndë dhe e padrejtë

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Qershor 2020

Pas takimeve të shumta të zhvilluara dy ditët e fundit në Kosovë, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për takimet e mbajtura me liderat kryesorë.
Rama ka treguar detaje nga vizita dhe nga bisedat që ka zhvilluar me liderët politik në vend.
Ai u shpreh se një lajm i gëzueshëm është fakti se më në fund u ra dakord për vënien në funksion të linjës elektro-energjitike mes dy vendeve.
Rama tha se vizita e tij ishte në funksion të nevojës kombëtare. Ai përsëriti qëndrimin e tij se akuzat ndaj Thaçit e Veselit janë thellësisht të padrejta.
“Së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funsksion të një nevoje kombetare, për t’i dhënë një mbështejte të plotë dhe të gjithë përfaqësuesve politik, në kushtet kur e dimë të gjithë që ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.
Për dy dekada në Kosovë, procesi për vënien e drejtësisë për krimet e luftës, është zhvilluar si një proces i pandashëm me shtetforimimin, pajtimin dhe integrimit”, u shpreh kryeministri.
Fjala e plotë
Hyrjen përfundimisht në funksion të rrjetit të përbashkët elektro-energjitik dhe të investimit të madh për interkonjeksionin, midis dy vendeve falë edhe përfshirjes përfundimit të Kosovës në tregun e përbashkët energjitik. Është një lajm i gëzueshëm se e dimë mirë se sa kohë na është dashur të presim që kur vumë në lëvizje investimin e madh.
Ishte një sistem llampash me çelës të mbyllur dhe nga sot faktikisht hynë plotësisht në funksion.
Jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare për ti dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politike të saj në kushtet kur e dimë, ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.
Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, mbështetur dhe zhvilluar si një proces i pangashëm, nga procesi i shtet ndërtimit, pajtimit ndëretnik, Integrimit në BE, i dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e zgjerimit të Ballkanit perëndimor nga BE. Ndërkaq, është e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën, por edhe e ndërtimit të së ardhmes, përmes politikës.
Komunikata, e quajtur për mua një fletërrufe e ngjashme me komunikata publike përgjatë revolucionit kinez, kur ne e kemi jetuar në Shqipërinë e diktaturës është e pashembullt dhe e kombinuar dhe me momentin e publikimit të saj, përbën një arsye nëse është i qëllimshëm apo jo, në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardhë për të thënë se historia e kësaj gjykate nisi të shkruhet në një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen, politik.
Sigurisht, që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i në përpjekje me shumë stacione, por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejte të SHBA.
Më të lexuarat


Nuk do ketë qendra votimi në fshatrat e “zbrazur”, kreu i KQZ zbulon ndryshimet

Të hënën seancë plenare, Gramoz Ruçi jep njoftimin e rëndësishëm: Në sallë nuk do të lejohet të hyjnë...

Temperaturat e ulëta nuk janë pengesë për Yuri Kim, ambasadorja shfaqet në rrugët e Tiranës si kurrë më parë (FOTOT)

Grida Duma flet hapur, tregon çfarë mendimin ka për Linda Ramën, Monika Kryemadhin dhe Aurela Bashën

Manastirliu ndan lajmin fantastik

‘Është fake’/ Pas reagimit të fortë të Jozefina Topallit, kryeministri Rama nuk ndalet dhe nxjerr një tjetër video që po ‘çmend’ rrjetin

Ylli Manjani i bën kërkesën urgjente Komitetit të Ekspertëve

Veliaj mesazh Bashës: Harroje, sa të jem unë kryetar bashkie! Fal një nga vilat që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5-të!

PD doli kundër kandidimit të tij në listën e PS, vjen reagimi i fortë zyrtarit të njohur

Temperaturat e ulëta mbërthejnë vendin, ministrja Kushi publikon udhëzimin e rëndësishëm për shkollat
