
Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Përgjimet e Antimafias italiane/ Vjen reagimi i parë nga Basha: SPAK të nisë hetimet pas asnjë vonesë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2021
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për përgjimet e publikuara nga mediat italiane, ku përmendet fakti se zyrtarë të lartë shqiptarë përfshihen në skema ryshfetesh për lejet e ndërtimit të gradacelave.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” , Basha theksoi se zbardhja e përgjimeve demonstron faktin se Rama dhe kupola e tij qeverisëse mendojnë dhe kanë menduar vetëm për veten e tyre.
Kryedemokrati i ka bërë thirrje Prokurorisë shqiptare dhe SPAK që të kërkojnë fashikujt nga autoritetet Italiane dhe të nisin hetimet paralele.
“Qëndrimi i PD për kthimin e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar dhe rajonal i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Këtu po ndërtohen kulla të larta që janë rezultat i bashkëpunimit të antimafias italiane me kryetarin e Bashkisë, si dhe marrëdhënies që kanë krijuar me ministrat që mbështeten nga Kryeministri.
Këto përgjime demonstrojnë atë që ne kemi denoncuar prej tetë vitesh, Rama dhe kupola e tij qeverisëse mendojnë dhe kanë menduar vetëm për veten e tyre. I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK që pa asnjë vonesë të kërkojë fashikujt e këtyre përgjimeve dhe të nisë hetime paralele edhe në Shqipëri”, tha Basha.
Më të lexuarat


Spiropali dhe Dhima: Lista e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit tufë grabitqarësh, prioritet i PS në mandatin e tretë do jetë rinia dhe investimet

Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra për Artan Shkëmbin, akuzohet për dekonspirim të operacioneve

Balla: Pjesë e kandidatëve të PS edhe djem e vajza që jetojnë jashtë vendit, zgjedhësve duhet t’ua shpërblejmë me punë besimin

Basha sposton gardën e vjetër, ja si ka nxjerrë jashtë loje Pollon, Mimën, Ristanin dhe Gjunkshin, promovon të besuarit e tij

Gazment Bardhi: Rama mashtroi për 8 vjet dhe zhyti në borxhe qytetarët, në 25 prill sovrani do votojë për PD

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Bujar Leskaj vijon takimet në Vlorë: Programi i PD ofron mbështetje të plotë për gratë, vajzat e të rinjtë

Krisje mes Bashës dhe Berishës, ish-kryeministri shton presionet për rikandidim, kreu i PD kërkon falje për gabimet e paraardhësit

Bylykbashi: Sapo PD të vijë në pushtet do të anulohet ligji i PS mbi shpronësimet, nuk do të ketë më term “ish-pronarë”

“Më në fund do të nisë...”, kryeministri Rama publikon pamjet nga projekti gjigant që do përmirësojë jetën e shqiptarëve
