BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

Përgjimet nga policia, 22 organizata kundër qeverisë: Po dobësohet pavarësia e gjyqësorit dhe po shkelen të drejtat e njeriut

Përgjimet nga policia, 22 organizata kundër qeverisë: Po

22 organizata të shoqërisë civile kanë ngritur ditën e djeshme shqetësimin se projektligji i qeverisë “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.108/2014 “Për policinë e shtetit”” dobëson pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe bie në kundërshtim me vendimet e Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e privatësisë. Përmes një deklarate të përbashkët, ato deklarojnë se përmes këtij projektligji po cenohen parimet e rëndësishme kushtetuese .“Organizatat e shoqërisë civile vërejnë se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.108/2014 “Për policinë e shtetit”, ashtu sikurse akti normativ përmban dispozita që ngrenë dyshime serioze për cenimin e parimeve të rëndësishme kushtetuese si parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, thuhet në deklaratë. Më tej, organizatat shprehen se janë në mbështetje të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke shtuar se ky projektligj është hartuar pa transparencë dhe pa asnjë konsultim publik paraprak, me përfaqësues të organizatave apo shoqërive civile. “Organizatat e shoqërisë civile, ashtu si në të kaluarën mbështesin çdo nismë që synon të intensifikojë luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimet e rënda dhe të konsolidojë sigurinë publike në vendin tonë. Mbështetja jonë në këtë drejtim është pasqyruar edhe me kontributin që është dhënë në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë, një reformë, për të cilën pati konsultime gjithëpërfshirëse me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë. Me shqetësim vërejmë se, projektligji i propozuar, ashtu sikurse më herët edhe akti normativ me fuqinë e ligjit i miratuar në dt.31 Janar të këtij viti nga Këshilli i Ministrave, janë hartuar pa transparencë dhe pa konsultim publik paraprak me përfaqësuesit e organizatave vendase të shoqërisë civile”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 22 organizatave.