BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Përjashtimi i Sali Berishës/ Flamur Noka zbulon planin për të larguar Lulzim Bashën. Artur Zheji: Do hanit bar po të mos përjashtohej ai (REPLIKAT)

Përjashtimi i Sali Berishës/ Flamur Noka zbulon planin për

Deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh se PD duhet të largojë Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë në mënyrë që partia të ribashkohet dhe të rikthejë potencialin për të fituar nga Edi Ramës.

Madje, Noka shpjegoi edhe rrugëtimin që do të ndjekë Berisha dhe mbështetësit e tij për largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. Sipas Nokës, mjafton mbledhja e firmave të ¼ të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të filluar procedurat e shkarkimit nga drejtimi i partisë.

“Është kuriozitet kjo procedurë, por nuk është fare e rendësishme çështja e aspekteve teknike. Kjo është e shkruar në statut. Mund të mbledhës ¼ të firmave të Kuvendit Kombëtar dhe fillojnë procedurat”, tha Noka duke theksuar se në fakt, për mbështetësit e Berishës nuk është ky problemi kryesor.

Problemi kryesor është se Basha sipas tij nuk frymëzon demokratët dhe nuk i çon më drejt fitores.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Flamur Noka: Procedurat nuk janë problemi real. Problemi real është nëse Lulzim Basha frymëzon më apo jo? A i motivon ai tani demokratët për betejë kundër Ramës? Unë mendoj se jo.

Artur Zheji: Berisha nuk është përjashtuar nga PD. Kjo ka ndodhur jo me vullnetin e lirë të Bashës, por prej një ekuacioni gjeopolitik nën kërcënimin se do të shpallte të gjithë PD-në “non grata” dhe do t’i hiqte çdo shans për të fituar zgjedhjet. Ti s’mund të sakrifikosh të gjithë partinë për çështjet personale.

Flamur Noka: Një lider nuk mund të mos i përballojë shantazhin, qoftë edhe nga aleatët më të fortë. Basha duhej të pyeste bazën për vendimin dhe jo të merrte vendim personal.

Artur Zheji: Po të ishte pyetur baza, atëherë duhej të zgjidhnin të hanin bar?

Flamur Noka: Pse, tani çfarë po hanë? Kashtë?