BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Përjashtimi i Sali Berishës, shpërthen keq demokrati: Basha shkeli statutin, të dorëhiqet. PD në krizën më të thellë prej...

Përjashtimi i Sali Berishës, shpërthen keq demokrati: Basha

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Enno Bozdo, komentoi, vendimin e Lulzim Bashës për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për Enno Bozdon ky është një vendim i gabuar dhe në shkelje të statutit të PD, ndaj dhe sipas tij, Basha duhet të bëjë një hap pas, të japë dorëheqjen, dhe t’i hapë rrugë një lidershipi i të ri në PD.

Pyetje: Nisja e aksionit të Berishës … ishte i drejtë vendimi i Bashës për ta përjashtuar ish-kryeministrin nga Grupi Parlamentar i PD?

Bozdo: Jo, vendimi ishte politik dhe duhej trajtuar në mënyrë politike. Vendim politik do të thotë, kur Kryesia, ose Kuvendi Kombëtar, ose dhe anëtarësia, të konsutleohshin dhe të shprehnin mendimin e tyre për një situatë të tillë, që realisht është shumë problematike për PD. Mbajtja e vendimit në mënyrë personale nga Basha nuk ka të bëjë me rregullat e partisë apo me statutin, ndaj është provokuar kjo krizë, ku jemi sot. Unë nuk e di pse e bëri, atë e di vetëm Basha dhe njerëz shumë të afërt të tij, por mua më shqetëson kriza ku është futur PD, e cila është futur në krizën më të rëndë në këto 30 vite.

Unë personalisht kam pritur që Berisha të bëjë vetë hapin e parë, dhe kjo për mua ka qenë vendim i gabuar, se e çoi partinë në drejtim të paditur. Por, nga Basha prisja veçanërisht në këtë situatë të respektonte statutin e PD. Kjo është një parti politike dhe si e tillë procesi duhet politik. Aq më tepër, ajo që mua nuk më shkon, nëse është e vërtetë, siç thonë zyrtarët e lartë në PD, se e bëmë këtë se e kërkoi Amerika. Kjo është një turp! Midis SHBA dhe çdo lloj prioriteti tjetër, prioritet absolut janë SHBA. Por, mënyra is bëhet procesi, vendimmarrja e fshehtë, e shpallur 20 minuta para se të fillonte procesi, ku nuk kishte asnjë mundësi të mblidhej Kryesia apo anëtarësia, nuk kishte kuptim. Di që është bërë një gabim. Partia nuk është personale Lulzim Bashës, por e të gjithëve. Edhe unë kam aksionet e mia aty, edhe të tjerët, ndaj dhe duhej respektuar statuti. Kjo luftë sot, që dukjet se ka shpërthyer, nuk është aspak në dobi të demokratëve, por edhe shqiptarëve.

Është e pakuptimtë që Berisha të kërkojë të rikthehet në krye të PD, por Basha duhet të bëjë një hap pas për t’i lënë rrugën një zgjidhjeje tjetër. Kjo do të thotë që Basha të japë dorëheqjen, t’i hap rrugën një lidershipi tjetër, në të kundërt partia do të futet në llogore. Demokratët nuk kanë nevojë fare të shohin se kush do të fitojë, Basha apo Berisha, por duan të bëjnë opozitë me një PD thellësisht ndryshe, me njerëz tjerë, më kauza të reja politike. Këtë presin edhe shqiptarët sot.

Më të lexuarat