BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Politike

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i

Kryeministri Edi Rama ‘thumboi’ sot homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në lidhje me përkthimin e fjalës së tij në samitin e herës së fundit që u mbajt në Ohër.

Sipas kryeministrit Rama në Ohër, fjala e tij dhe mesazhi iu shkatërrua për shkak të përkthyesit, ndërsa kësaj here tha ai, fjala e tij në shqip do të ishte ndihmë. Më tej, kryeministri foli për bashkëpunimin rajonal dhe foli për të ardhmen, për më shumë vende pune për të rinjtë.

“Do u drejtohem në shqip sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi të mos jetë si herën tjetër që ma shkatërroi komplet mesazhin dhe uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, edhe nga Kosova, edhe nga Bosnja, edhe nga Kroacia, edhe nga Sllovenia edhe nga Greqia. Mozaiku i pjesëmarrjes është përtej tre vendeve tona, dhe besoj që është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme, pasi këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes, ata që krijojnë punë, të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje.

Rajoni nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt dhe kush nuk e kupton akoma sesa të vegjël jemi të ndarë për të rritur ekonomitë tona, për të krijuar më shumë punë, për të hapur më shumë perspektivë është i dënuar të jetojë në të shkuarën, ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën, ne duam të projektohemi në të ardhmen përmes një nisme që nuk shpik asnjë gjë të re. Nesër si pjesë e BE-së nuk do të ketë më diskutime nëse këto 4 liri do të zbatohen në rajonin tonë dhe është sa për të ardhur keq dhe për të qeshur kur dëgjon edhe europianë që pyesin me çudi, cfarë po bëni ju?

Ne nuk mundet dot të lexojmë shifra, fakte të vëna para syve tanë, jo nga ekspertët e qeverive tona, por nga organizmat ndërkombëtarë si Banka Botërore, ku thuhet se nëse duhet të rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar mund ta rrisim deri në 2.5% vetëm nga integrimi ekonomik, ndërkohë që nëse arrijmë nivelin e marrëveshjes europiane të tregtisë së lirë mund të shkojë në rritje 6.7% dhe pse duhet t’ja privojmë vetes këtë?  Nuk kemi përse të presim që integrimin e rajonit. Ne nuk mund të presim konsensus nga të gjithë për t’u takuar. Çohet njëri dhe thotë nuk duhet të takohemi apo nuk duhet të nënshkruajmë këtë apo atë” tha Rama.

Më të lexuarat