
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Përkujtimi i viktimave të holokaustit, Kryetari i Parlamentit izraelit: Shqipëria, lider në Ballkan për luftimin e antisemitizmit, përjetë mirënjohës popullit shqiptar

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2023

Parlamenti shqiptar u mblodh dje në një seancë të posaçme për të përkujtuar viktimat e Holokaustit. Me këtë rast, pati një video-mesazh drejtuar deputetëve shqiptarë nga kreu i parlamentit të Izraelit, ose siç njihet ndryshe Kneseti, Amir Ohana. Ohana falenderoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe deputetët për organizimin e seancës së posaçme duke përkujtuar të kaluarën. Ohana tha se Izraeli do t’i jetë mirënjohës përjetë popullit shqiptar për guximin përballë regjimit shtypës nazist. Ohana u ndal edhe tek kërcënimi i Iranit dhe u shpreh se Shqipëria e ka përjetuar nga afër sjelljen brutale të Teheranit. Këto rrethana, sipas tij, bëjnë që të forcohet më shumë bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha nivelet. “Shkëlqesia juaj, kryetare e parlamentit, Lindita Nikolla. Të nderuar deputetë të parlamentit, të nderuar miq, zonja dhe zotërinj. Ndërsa shënojmë ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit është një nder i madh për mua si kryetar i knesetit të shtetit të Izraelit, t’ju drejtohem juve dhe popullit shqiptar. Ne në Izrael e njohim dhe e vlerësojmë popullin shqiptar. Në rrethanat më të vështira dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre, shqiptarët vepruan për të mbështetur hebrenjtë gjatë holokaustit dhe për të shpëtuar shumë prej tyre nga regjimi shtypës nazist. Numri shqiptar ndër kombe është frymëzues dhe zemërgjerë. Izraeli do t’i jetë përjetë mirënjohës popullit shqiptar për guximin përballë një të keqeje të tillë. Dëshiroj t’ju falenderoj ju deputetë të parlamentit për miratimin me empati dhe pa mëdyshje të kufizimit të IHRA-s për antisemitizmin në tetor 2020. Në shumë mënyra Shqipëria është një pioner dhe një lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ne e vlerësojmë thellësisht përkushtimin parimor të vendit tuaj ndaj këtij qëllimi. Sigurisht ka ende shumë punë për t’u bërë. Ne jemi dëshmitarë të një rritje të madhe të anti-semitizmit në mbarë botën dhe në Evropë në veçanti. Hebrenjtë në mbarë botën nuk ndihen të sigurt duke ecur në rrugë të veshur me kipe dhe duke veshur simbole të tjera fetare në publik. Izraeli, si shtëpia e popullit hebre, veçohet vazhdimisht dhe turpshëm në forumet ndërkombëtare. Ky diskriminim nxitet nga stereotipet dhe simbolet e vjetra antisemitike. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një vend si Irani kërcënon publikisht dhe hapur se do të shkatërrojë Izraelin dhe ndërsa ai marshon drejt marrjes së armëve bërthamore. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen brutale të Iranit. Këto rrethana na kërkojnë të forcojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha nivelet. Ne duhet të punojmë së bashku për të promovuar një botë më të sigurt, më të lirë, në mënyrë që tragjedia e patregueshme e Holokaustit të mos përsëritet kurrë më”, tha Ohana.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
